Shtyhet masa e sigurisë për Shullazin

533
Masa e sigurisë për Emiliano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin nuk u dha sot. Për shkak të ngarkesës në proceset gjyqësore për ditën e sotme, gjykatësi Idriz Mulkurti vendosi që ta shtyjë për nesër seancën e masës së sigurisë. Prokuroria kërkoi “burg pa afat” për 3 të akuzuarit, por avokati i tyre ka deklaruar se nuk ka prova që i përfshijnë klientët e tij në kryerjen e veprave penale. Duke folur për rastin e gjobëvënies së biznesmenit Arjan Zika, avokati u shpreh se në polici nuk ka një dëshmi të personit të dëmtuar, por vetëm të babait të tij. Për rastin e dhurimit të hotel Vollga në Durrës, avokati tha se nuk ka asnjë person që të pretendojë se i është bërë presion për gjobë.
Sigal