Shtyhet afati, Task Forca për energjinë zgjat deri në qershor 2016

530
Shtyhet afati për funksionimin e task-forcës për energjinë elektrike deri në qershor të 2016.
Kjo Task-Forcë, ka si detyrë mbështetjen e shoqërisë së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe rritjen e performancës së saj, nëpërmjet uljes së humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve.
Që nga 1 Dhjetor 2014, kjo task forcë ka kryer rreth 8200 kontrolle të specializuara tek konsumatorët dhe tek strukturat e varësisë së OSHEE.
Gjatë këtyre kontrolleve janë ndaluar 120 përfaqësues të biznesit dhe 65 familjarë për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë propozuar masa disiplinore dhe ndjekje penale për 143 punonjës të OSHEE.
Kryesisht kontrollet në terren janë ushtruar tek abonentët privatë problematikë, të cilët nuk ishin kontrolluar asnjëherë nga OSHEE, për shkak të agresivitetit të tyre ndaj punonjësve të OSHEE, duke dhënë ndikim të dukshëm në suksesin e luftës ndaj vjedhjes së energjisë elektrike.
Sigal