Shtrëngata shiu, ja qytetet që do të preken sot

597
Moti duket se do të ashpërsohet edhe më shumë ditën e sotme, duke sjellë reshje të mëdha dëbore dhe shiu.
Sipas IGJEUM reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, sidomos në terrenet malore.
Nga ana tjetër, reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.
Ndërkohë në shumicën e qarqeve do të ketë reshje mesatare deri intensive.

TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C
në vendet malore: 2 °C / 9 °C

Sigal