Shtrëngata, rrufe dhe furtunë/ Çfarë iu pret orët në vijim

654
Sigal

Sot pasdite (e mërkurë dt.10) priten reshje mesatare në të gjitha qarqet dhe në shumicën e tyre ato do të jenë lokalisht intensive.

Sipas IGJEUM, në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës, shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale. Kjo mundësi është shumë më e lartë sesa në ditët e kaluara.

Ndërsa Nesër (e enjte dt.11) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 22 / 29 °C
  • në vendet e ulëta: 21 / 29 °C
  • në vendet malore: 17 / 20 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë dt.10) dhe nesër (e enjte dt.11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë.