Shtohet numri i vizitorëve në Berat, dyfishohet krahasuar me një vit më parë

538
Sulo Gozhina 
Bashkimi i turizimit historiko-kulturor me atë të aventurës mundësi e mirë zhvillimi
BERAT – Bashkimi i turizimit historiko- kulturor me atë të aventurës duket se ka sjell frutet e para në qytetin e Beratit. Ndonëse, qyteti ofron turizim për gjatë gjithë vitit në muajt mars- gusht ka një shtim të numrit të vizitorëve. Lagjet muzeale, muzetë, objektet e kultit, po tërheqin çdo ditë e më tepër vëmendjen e turistëve të huaj, kjo dhe për faktin se qyteti muze mbi 2400 vjeçar tashëm është I renditur në nja nga qytetet e para në europ për vlerat historike kulturore, por dhe nga arkitektura e ndërtimi shëkulo. Për ti mbajtur më gjatë vizitorët në këtë qytet bashkia synon në strategjinë e saj të zhvillimit, një bashkim mes turizimit historiko-kulturor me atë të aventurës që ofron qarku që nga mali Tomorr e deri tek kanionet e famshme të Osumit në trevat e famshme të Skraparit që mbarët në vetë-vete mrekullitë natyrore dhe ato historike e shëpirtërore të njerëzimit. Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, thotë se do të zbatohen projekete për zhvillimin e mëtjeshëm të sporteve të aventurës në zonën e Tomorrit. “Resurset e pafund të malit Tomorr, zonës së Tomorricës, fshatrave përreth që ndodhen nën hijen e malit, por dhe kanionet e famshme të Osumit janë mundësitë pafund që ofron gjithë zona e krejt treva e Beratit dhe Skraparit për zhvillimin e mëtejshëm të turizimit, të cilat duke u bashkuar me vlerat historike dhe kulturore, do ti japin një zhvillim të mëtejshëm turizmit”, bënë me dije kryetari i bashkisë së Beratit Petrit Sinaj. Promovimi që po i bëhet qytetit në harenën ndërkombëtare, përmisimi i infrastrkurës dhe shtimi i akomoditeteve, këto kanë ndikuar pozitivisht në shtimin e numrit të vizitorëve. Sipas të dhënave nga zyra e turizmit gjatë muajit gusht të këtij viti qytetin e kanë vizituar 1.157 vizitorë më shumë krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar. Për periudhën nga janari në gusht Beratin e kanë vizituar në total 52.342 vizitor dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 numërohen 11.988 vizitorë më shumë. Vlerat arkitektonike, kulturore dhe historike, por dhe guzhina e mikëpritja tërheqin mjaft vizitorët që shkelin në këtë qytet.
Sigal