Sigal

Organet e reja të drejtësisë do të kenë një rritje në numrin e burimeve njerëzore të këtyre institucioneve. Qeveria ka vendosur të rishpërndajë punonjësit rezervë në sistemin e drejtësisë, të cilët do të kalojnë në institucione të tilla si KPK apo KPA.

Kështu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të ketë 14 punonjës më shumë, ndërsa Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i shtohen 6 punonjës, duke e çuar numrin e të punësuarve në këtë institucion në 43.

Është shtuar gjithashtu dhe numri i punonjësve të komisionerëve publikë, për vitin 2018, me 4 punonjës të rinj, duke e çuar numrin total në 30.

Këto vendime u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.