Shtohen të prekurit nga fruthi

651
Shkon në 16 numri i të prekurve me fruth, ndërsa 2 raste të tjera janë të dyshuar. Të gjithë të sëmurët e konfirmuar janë fëmijë të pavaksinuar, pjesa me e madhe nën moshën 1 vjeç, te cilët nuk kanë arritur të bëjnë dozën e parë kundër fruthit.
Por rasti i pare me fruth ka ardhur nga nje fëmije qe prindërit e besimit mysliman ia kane refuzuar te gjitha vaksinat, njofton Vision plus. Dyshohet se ai është prekur ne Kosove. Fillimisht ka infektuar vëllain e pas shtrimit ne spital edhe nje pjese te foshnjave qe paraqiteshin ne pediatri për vizite. Deri tani nuk ka raste te renda.
1200 fëmije ne Tirane rezultojnë te pavaksinuar. Shefja e departamentit te sëmundjeve infektive ne ISHP Silva Bino u bën apel prindërve te kryejnë menjehere injeksionin kundër fruthit. Ndërsa po shihet mundësia dhe nuk ka probleme, sipas specialisteve per kryerjen e vaksinës para se fëmija te mbushe 1 vjeç.
Fruthi nis me këputje dhe temperaturë të lartë. Vaksina e fruthit behet falas ne te gjitha qendrat shëndetësore. Qe nga momenti i injeksionit duhen tre jave qe trupi te krijoje mbrojtje nga sëmundja. Ndërkohe, ministria ka urdhëruar çerdhet, kopshtet dhe shkollat te mos pranojnë fëmijët e pavaksinsuar.
Sigal