Shtohen masat e sigurisë për hyrjen e studentëve në auditore

92

Pasditen e së hënës në ambientet e Fakultetit Ekonomik u konfliktuan një grup studentësh me dy të rinj nga jashtë. Pas kësaj ngjarje drejtuesit e Fakultetit Ekonomik në Tiranë kanë shtuar masat e sigurisë për hyrjen e studentëve në auditore.

Studentët që janë transferuar  në ambientet e përkohshme tek ish-mensa e Qytetit Studenti dhe auditorët e godinës “Liria” do futen në mësim vetëm me Kartën e Studentit. Administratori i Fakultetit Ekonomik, Ermal Haxhiaj shpjegon vendimin e marrë për rritjen e masave të sigurisë.

Së shpejti në këtë fakultet parashikohet të implementohet edhe sistemi i check-init për rreth 5 mijë student.

Mësohet se edhe policia i ka  identifikuar autorët e konfliktit, nuk ka bërë ende arrestimin e tyre.