Shtohen forcat në Kapshticë

575
Drejtoria rajonale e Qarkut të Korçës ka shtuar forcat për gjatë gjithë vijës kufitare me Greqinë. Në veçanti në ato fshatra që janë të njohur për kalime të paligjshme.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga drejtori rajonal i kufirit Dashamir Spaho i cili më tej ka shtuar se gjatë kësaj periudhe janë ngritur grupe patrullimi të cilat veprojnë në të gjithë “zonën e gjelbër” në fshatrat Vidohovë, Ponçarë e Kapshticë, aty ku dhe kalimi për në tokën greke është shumë pranë me vijën tonë kufitare.
Më tej Spaho tha se gjatë natës policia kufitare përdor mjete speciale me qwllim mos lejimin e shtetasve shqiptarë përfshi këtu dhe ata që janë në kwrkim nga policia për të kaluan në anën tjetër të kufirit. Falë këtyre masave gjithnjë sipas drejtorit të kufirit të Korçës vetëm ditën e fundit janë pesë të arrestuar, por dhe të tjerë të cilët pasi janë verifikuar janë kthyer për në qytetet e tyre.
Përforcimi i kufirit gjatë këtyre ditëve mësohet të jetë bërë edhe për atë se shtetas shqiptarë me probleme në pasaportat e tyre kërkojnë të kalojnë për në Greqi nga “kufiri i gjelbër” pjesa më e madhe e tyre për të punuar në vjeljen e prodhimeve bujqësore të stinës. Spaho, gjithashtu tha për “Shekullin” se gjatë këtyre ditëve kanë pasur disa takime me homologët grekë të kufirit pasi edhe ata në këtë periudhw kanë rritur praninë e policisë kufitare në kufirin me vendin tonë.
Sigal