Shteti Shqiptar duhet të mbështesë më shumë emigrantët dhe mësimet e gjuhës shqipe në Greqi

581
Nga Agron MEMA

Bisedë ekskluzive me kryetarin e shoqatës ”Progresi” të emigrantëve të Selanikut
Thodhori Miho është një personalitet i ngritur në emigracionin shqiptar të Selanikut, madje edhe autor i katër botimeve me poezi dhe një studim historik, por edhe kryetar i shoqatës”PROGRESI” të Selanikut qysh prej 12 vitesh. Sot u gjendëm në Sarandë me Thodhoriun së bashku me gazetarin Thoma Nika. Në bisedë i pora këtë prononcim për gazetën “TELEGRAF”:-:Shoqata progresi është shoqata më e zëshme në mes emigracionit shqiptar në Greqi. Kjo e faktuar se ende nuk ka shoqatë si 2 “PROGRESI” i Selanikut që në status ka bashkëpunimin me autoritetet greke dhe quhet shoqata e punësimit dhe jo e emigrimit, ndaj shoqata jonë mbron të drejtat e punëtorëve në Selanik, si grek ashtu edhe shqiptar. Është e vetmja shoqatë që funksionon me program të tillë në Greqi dhe deri diku ja kemi arritur qëllimit. Autoritetet greke në Selanik, na kanë kuptuar, kjo falë statusit të shoqatës që ka bashkëpunim greko-shqiptar, dhe kemi mundur të realizojmë diçka , nga ajo që pretendojmë. Po kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë për çështjen e emigrantëve që të njohin traditat dhe kulturën tonë, kemi bërë aktivitete kulturore me kostume kombëtare që tingujt e valleve dhe bukuria e kostumeve kombëtare shqiptare kanë performuar në Selanik e më gjerë në Greqi duke na dhënë krenari. Por ajo që kemi arritur që nga 2004-a është fakti që kemi hapur shollën shqipe në Selanik, shkollë që vijon akoma të funksionojë me katër klasa dhe dy grupe. Shkolla shqipe në Selanik vijon prej vitesh, por edhe problematikën e punësimit jemi munduar ta zbutim në marrëveshje me bashkëpunëtorët tanë dhe dashamirësit tanë që edhe shoqatën e kemi të përbashkët dhe nuk kemi pasur asnjë incident, falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit. Por nëse do të falënderojmë konsullatën shqiptare në Selanik për pjesëmarrje aktive në aktivitetet tona, dhe personalisht zonjën Pavlina Evro, pa përjashtuar stafin e sajë, dua tu kujtoj se për shkollat shqipe në Selanik, janë disi inaktivë. Kjo për faktin se bashkia e Selanikut dhe një drejtor shkolle, një herë në javë na ka hapur dyert ku zhvillohet mësimi shqip. Por konsullata , me shumë lutje , mezi na bie abetare dhe tekste të tjera, mbase janë kushtet ekonomike. Por shkollën shqipe , ku dua të falënderoj mësuesit, që pas punës së lodhshme ditore, bëjnë edhe mësime shqipe, si Eva Paloka, Arjon Polisi, Lindita Kojtari, si dhe Merita Hidri Imeri. Këta misionarë të gjuhës amtare në Selanik, sot nuk kanë asnjë vlerësim moral nga ministria e arsimit shqiptar, pale më vlerësime të tjera. E them këtë se është e vërtetë dhe janë përpjekjet tona që i kemi realizuar me shoqatën tonë, falë miqve tanë të shoqatës nga Selaniku, përfshirë edhe kryebashkiakun e sajë. Kjo për gjuhën shqipe. Por edhe problemet e punësimit deri diku i kemi zgjidhur, falë statusit të bashkëpunimit të shoqatës sonë. Por kemi dhe një problem; 25 vjet në punë si emigrant, duam të njihen vitet e punës. Ia thamë kryeministrit Rama në takimin me emigrantët dhe përgjigja e tij qe se : e kemi diskutuar me shtetin grek, por është problemi se janë lekë të shumta dhe shteti grek nuk përgjigjet dot tani, por në të ardhmen do të zgjidhet. Por kryeministri nuk na dha përgjigje për pyetjen se ç’do bëhet me problemet tuaj si politikanë që bien mbi kurriz të emigrantëve, se sa herë acaroheni ju si politikanë fqinjë, emigrantët kanë pasoja, pse neve që me mundimet tona të bëhemi barrikada politike?
Sigal