Shteti në shërbim të ‘Kurum’, nga humbës e bën fitues për 50 ditë

603
Gazeta “Telegraf”, pa bërë asnjë koment, po publikon sot një skandal me përmbajtje të “pastër” aferë korruptive, bërë me vulë e firmë të shtetit shqiptar dhe me përfitues (të përhershmin fitues të koncesioneve strategjike në Shqipëri) kompaninë “Kurum”. Sipas dokumenteve zyrtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Ministrisë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (KVO), u shpall tenderi për “Dhënie me koncesion e formës ROT të rafinerisë së naftës Cërrik, Elbasan. Pas hapjes së ofertave, ku konkurronte edhe kompania “Kurum”, fitues u shpall konsorciumi i shoqërive “DAST” sha. Durrës, “DELTA” sha Durrës dhe “S.T.N.P.M” shpk Tiranë, duke shpallur të skualifikuar firmën “Kurum”, për mos plotësim kriteresh për të fituar koncesionin e Rafinerisë së Naftës në Cërrik. Me VKM Nr. 54, datë 23.1.2013, qeveria shqiptare miratoi bonusin prej 3 pikësh për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pa kërkuar) për dhënien me koncesion të Rafinerisë së Naftës Cërrik, në favor të konsorciumit të shoqërive “DAST” sha. Durrës, “DELTA” sha Durrës dhe “S.T.N.P.M” shpk Tiranë. Por vetëm 50 ditë më pas, me një vendim i Komisionit të Prokurimit Publik, anulon vendimin dhe shpall fitues kompaninë “Kurum”, duke konsideruar “”lapsus” të dhënat e rreme që kishte paraqitur në dosje firma “Kurum”. Nuk e dimë nëse “Kurum” e ka “lyer rrotën” dhe ku e sa e ka “lyer”, por po publikojëm të plotë vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, me Nr. 389/6 Prot, të dtaës 27. 05. 2013, vendim i cili e shpall kompaninë “Kurum” fitues ndërkohë që me argumentet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) të Ministrisë Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ishte shpallur zyrtarisht i skualifikaur për të dhëna të rreme dhe mungesë të dhënash për të përballur këtë koncesion. Ja vendimi origjinal…
Republika e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave
Komisioni i Prokurimit Publik
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.1.1000 Tiranë, E-mail: [email protected], Tel/Fax: 04 2281 860, Nr.389/6 prot Tiranë, më 27.05.2013
Lënda: Vendim
Drejtuar: Operatorit ekonomik “Kurum International”, Rruga “Jul Variboba” Nr. 1/21, Tiranë
MINISTRISË SË EKONOMISË TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, TIRANË
Për dijeni: Agjencisë së Prokurimit Publik, TIRANË
Baza Ligjore: Ligji nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për Konçensionet” i ndryshuar, neni 24/1 e vijues, VKM Nr. 27, datë 19.1.2007 “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së konçensioneve” i ndryshuar, VKM Nr. 469, datë 16.06.2010 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave të hollësishme për procedurën e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të koncesionit apo të vendimeve për përjashtim nga këto procedura”, dhe “Për një ndryshim në vendimin nr.27”, datë 19.1.2007 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së konçensioneve”, VKM nr. 184, datë 17.03.2010, “Për miratimin e rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”,i ndryshuar.
Në datën 27.05.2013, Komisioni i Prokurimit Publik, i mbledhur në prani të Kryetarit dhe të anëtarëve, Z. Denis Martopullo dhe Znj. Vilma Kadesha mori në shqyrtim ankesën nr. 389, datë 05.04.2013, të paraqitur nga operatori ekonomik “Kurum International” sh.a., për procedurën koncensionare me objekt: “Dhënie me koncesion e formës ROT të rafinerisë së naftës Cërrik, Elbasan”, zhvilluar nga autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datë 15.03.2013.
Relatorët: Vilma Kadesha, Lealba Pelinku dhe Denis Martopullo
Komisioni i Prokurimit Publik: Kryetare Lealba Pelinku
….
Për më tepër lexoni Gazetën Telegraf...
Sigal