“Shteti më njeh targën, janë copa mishi me dy sy…”, si i sfidoi i riu me makinën luksoze punonjësit e policisë

893
Sigal

Mbrëmjen e djeshme u bë virale në rrjetet sociale një video, ku një makinë luksoze bënte manovra përpara komisariatit të policisë në zonën e Kombinatit në Tiranë, dhe punonjësit nuk guxonin që të bënin diçka për ta ndaluar.

Pasi videoja kishte bërë xhiron e rrjetit erdhi dhe reagimi i policisë që njoftonte se kishte shoqëruar një të ri, pasi kishte kryer manovra të rrezikshme.

Burime bëjnë me dije se i riu i arrestuar është Klajdi Spasi 29-vjeç, i cili shprehej në komente poshtë videos së publikuar fillimisht në Instagram se nuk pyeste për shtetin.

Në komentet poshtë postimit të videos së tij, ndjekësit e faqes “RichKids” kanë ngacmuar pronarin e mjetit, dhe ai ka gjetur kohën që t’u kthejë përgjigje duke u shkruar se nuk pyeste për shtetin dhe as për gjoba pasi nuk kishte patentë farë për të ngarë një makinë.