Shteti “kyç” tregjet e bagëtive e të mishit, kush kapet duke shitur 1 lopë dënohet aq vite burg sa vjeçe është lopa

1263
Pas tregut të Kukësit, Fierit, Vlorës, Beratit, Shkodrës, Lushnjës, Dibrës, Burrelit e Korçës, nën kërcënimin me burg të fermerëve e tregtarëve, dje u mbyll një treg tjetër i bagëtive në Shqipëri, konkretisht tregu i Milotit, i cili u “kyç me dajak” nga Drejtoria e Bujqësisë e Qarkut të Lezhës, që veproi me urdhër “nga lartë”! Tregtarët e Milotit protestuan ashpër, por u detyruan të largohen pa e ditur që ankesat e tyre nuk i përfill askush, mbasi pas këtij urdhri për t’u bllokuar tregun e tyre të bagëtive, qëndron një skenar mafioz shtetëror që lidhet me tregun e importit të gjedhit, bagëtive e të mishit, i cili siç dihet kontrollohet nga 2-3 “duar ujqërish” që kanë pasur e kanë lidhje me shtetin e politikën dhe që prej 25 vitesh mbushin tregun shqiptar me mish, me produkte mishi e bagëti për mish që “vrasin” shëndetin dhe jetën e shqiptarëve! 
Disa pyetje që zbulojnë skandalin
1. Përse po bllokohen tregjet vendase të bagëtive, kur sëmundja nuk është futur në Shqipëri dhe a ka lidhje ky “aksion” me konsumin e lartë të stinës së verës? 
2. A janë bllokuar “portat” e doganave e të kufirit sidomos të vendeve nga (siç thuhet) ka ardhur sëmundja “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD), për importin bagëtive e të mishit të huaj? 
3. Çfarë skenari realizohet me këtë “aksion” bllokimi të tregjeve vendase të gjedhit e bagëtive? 
4. Cilët përfitojnë nga ky skenar?
5. Pas bllokimit të tregut vendas, a do të jetë “i pastër” tregu shqiptar nga mishi kancerogjen, “i plakur e i kalbur” nëpër frigoriferët e botës dhe nga bagëtitë e fryra me hormone e “koncentrate kimikate” që futen nga importi?
6. A ka lidhje ky “sulm” kundër tregut vendas të gjedhit, bagëtive e mishit, me “planin” bandës së importuesve shqiptar e të huaj, për të shitur mishin stok që u ka mbetur në depot e tyre në Shqipëri e jashtë saj?
Tregjet po i mbyll ky skenar: “Favorizim importit të mishit stok, dominim i konsumit masiv në këtë sezon veror”
Është një fakt, i dalë nga investigimi që ka bërë “Telegraf”, qysh në momentin kur u fol për sëmundjen “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD”, për të cilën u tha se kishte plasur në vendet kufitare fqinje si Maqedoni, Kosovë e më tutje tyre dhe se gjoja “po afrohej” edhe në Shqipëri! Pa asnjë kontroll veterinar e analitik, por thjeshtë me urdhër verbal, institucionet përkatëse në rajone iu vërsulën tregjeve të bagëtive e të mishit në zona, duke u vënë “kyçin”. Shpjegimi: Ka sinjale për mundje të gjedhit e bagëtive, nuk duhen shitur e therur! Po cila është e vërteta e këtij bllokimi? Nisur prej një denoncimi të ardhur në “Telegraf” me burim zyrat e shërbimit veterinar ushqimore në Ministrinë e Bujqësisë, u zbuluan gjurmët e pista të skandalit që ka si objekt bllokimin e tregjeve masive vendas të gjedhit, bagëtive e mishit, të realizuar forcërisht nën etiketën “Mbrojtja e konsumatorit nga sëmundja Dermatoza Nodulare e Gjedhit (LSD)me sëmundjen e gjedhit e të bagëtive të quajtur “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD). Specialistët e veterinarisë, na deklaruan se në Shqipëri nuk ka një sëmundje të tillë dhe madje as sinjal për të ardhur, mbasi fermerët nuk importojnë bagëti, por mbarështojnë krerët e tyre me trashëgimi biologjike e nën kontroll të rreptë vetjak e veterinar, mbasi janë ata të interesuar që pasuria e tyre të mos u shkatërrohet! Rreziku vjen nga importi, i cili sipas burimeve tona nga PIK e doganat në kufi, nuk është bllokuar, përkundrazi është shtuar, sidomos importi i sasive të mishit që flitet se prodhohet nga bagëtitë me sëmundjen “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD), të cilat fermerët në Maqedoni e Kosovë, por edhe në Bullgari, Bosnjë, mali i Zi, Greqi e Turqi po ua shesin tregtarëve të gjase së gjallë, të cilët i shesin në qendrat e grumbullimit, ku ato kthehen në mish masiv e importohen me urgjencë në “linjë zinxhir” tregu importi ndërshtetëror me destinacion Shqipërisë, në kufiri e të cilës, pas bllokimit të tregut vendas po futen sasi të shumta! Sipas investigimit tonë, referuar informacioneve që na kanë dhënë zyrtarë të shtetit, rezulton se tregjet shqiptare nuk janë mbyllur për shkak të sëmundjes “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD), mbasi ajo është sajesë, por po “kyçen” sepse po realizohet ky skenar i paramenduar: “Favorizim importit të mishit stok, dominim i konsumit masiv në këtë sezon veror”. Ndryshe, fillimisht duhet të ishin bllokuar importet e bagëtive e të mishit që prodhohet edhe prej këtyre bagëtive të sëmura. Por ja që bllokohen vetëm tregjet vendase! Me këto shpjegohet fakti, që vetëm në 15 ditët e para të korrikut 2016, importi i bagëtive nga “vendet e sëmundjes” drejt Shqipërisë është rritur 52%, ndërsa importi i mishit është rritur në masën 45%. E gjithë kjo sasi e shtuar mishi e bagëtie për mish që futen në tregun shqiptar, ka lidhje me skenarin për të bllokuar tregun e mishit vendas, me qëllim për të mbushur tregun e ngarkuar me konsumatorë në këtë sezon pushimesh verore që zgjat edhe 75 ditë! Pas sezonit, pra pasi të jetë shitur e konsumuar mishi stok kancerogjen, me hormone, me moshë frigoriferike 30-vjeçare dhe bagëtitë e sëmura të importit, thuhet se do të zhbllokohet përsëri tregu vendas i bagëtive, mbyllur edhe nën kërcënimin me burg të fermerëve e tregtarëve vendas! 
————————————–
Tregje të bllokuar 
Shkodër
Fier
Kukës
Gramsh
Milot
Lezhë
Përmet
Berat
Vlorë
Lushnjë
Dibër
Burrel
Korçës
Librazhd
—————————————–
Absurdi shtetëror: “Mishi i bagëtive me LSD nuk rrezikon, por nuk lejohet të theren”! 
Interesimit të “Telegraf”, lidhur me faktin se përse bllokohet tregu i bagëtive si masë parandaluese ndaj rrezikut të sëmundjes “Dermatoza Nodulare e Gjedhit” (LSD), zyrtarë të shërbimit veterinar e të AKU në disa qarqe, iu përgjigjën kështu: “Kjo është një sëmundje virale e gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga “fryrje” në lëkurë, duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit. Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës, kur insektet janë me shumicë. Por sipas tyre, mishi i bagëtive të prekura nga kjo sëmundje nuk duhet të përdoret edhe pse nuk përbën asnjë rrezik për transmetimin e sëmundjes tek njeriu. Po përse bllokohet tregtimi dhe therja e tyre? Mos vallë, ka lidhje me skenarin për zbrazjen e depove me mish kancerogjen, mish me hormone e mish të mbetur stok në depot e tregut të huaj, për ta sjell në Shqipëri pikërisht në sezonin e ngarkuar me konsum të pushimeve verore?
——————————–
Komikët e veterinarisë e bujqësisë në Fier kërcënojnë fermerët: 
“Kush kapet duke shitur ose therur 1 lopë dënohet aq vjet burg sa vjeç është lopa”
Dje, erdhi në redaksinë e gazetës, një fermer e tregtar bagëtish nga Fieri. Ai denoncoi një trup që lidhet me qëndrimin komik të zyrtarëve të veterinarisë e bujqësisë së qarkut të Fierit. Sipas fermerit tregtar bagëtish EZh nga një zonë e rrethit të Fierit, mbyllja e tregut të bagëtive është shoqëruar edhe me një paralajmërim kërcënues, me përmbajtje sa të turpshme edhe komike. Zyrtarët që drejtimin operacionin e bllokimit të tregut, kanë paralajmëruar tregtarët me këtë kërcënim: Jo vetëm nuk do dilnin në tregun publik për të shitur e therur bagëti, por edhe nëse dikush nga ju kapet duke shitur një lopë, ose viç, do të dënohet me burg aq vjet sa vjeç janë lopa e viçi! Ky është urdhër nga qeveria! Pra, nëse fermeri, ose tregtari paket në flagrancë në fshat, në lagje, në rrugë apo diku tjetër, duke shitur 1 viç 6 muajsh ose 1 vjeç, do dënohet me 6 muaj ose 1 vit burg! nëse ndodh që dikush kapet duke shitur një lopë 5, 8, apo 10 vjeçe, sipas paralajmërimit i bie që të dënohet me aq sa vjeçe është lopa, pra me 5, 8, ose 10 vite burg! 
—————————————————-
Mishi me hormone shkakton sklerozën dhe plakjen e parakohshme për moshat 14-22 vjeç
Konsumi i mishit të importit, ose i bagëtive që futen nga importi dhe janë të rritur të me hormonet “Boldemec LA” e “Boldenone” e steroide të tjera (kimike), është i rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve, sidomos për pjesën e varfër të popullatës të cilët janë konsumatorë të këtyre lloj mishrave e prodhimeve prej këtyre mishrave që tregtohen me çmime të ulëta! Ky lloj mishi është me rrezik për jetën e njeriut, në mos me humbje jete, me sëmundje që nuk “hiqen” më nga organizmi e që të “vrasin” gradualisht deri në shkatërrim të plotë. Konsumi i mishit të rritur me hormonet kancerogjene “Boldemec LA” dhe “Boldenone” është në kundërshtim të plotë me rregullat e sigurisë ushqimore të BE, të cilët ndalojnë përdorimin e tij për ushqyerjen dhe rritjen e kafshëve, sepse niveli i toksinave janë tepër të larta nga sa lejojnë kriteret e Bashkimit Europian. Dokumentet zyrtare, dëshmojnë se Shqipëria e ka të lejuar hormonin kancerogjen “Boldemec LA” dhe “Boldenone” që përdoren për prodhimit e mishit në kundërshtim me rregulloren e ushqimit të BE. Ky hormon vazhdon të jetë në listën e produkteve të lejuara dhe barnave veterinare, miratuar qysh në datën 26 qershor të vitit 2007. Kjo leje ka pasur afatin deri në 31 dhjetor 2012, por që ish-ministri Genc Ruli për interesa klienteliste në favor të kompanive vendase e të huaja të bagëtive, mishit e sallameve dhe zgjatin afatin e lejimit deri në vitin 2017 e për rrjedhojë të zbatimit të këtij vendimi, këto hormone vazhdojnë të jenë në farmaci. Në Shqipëri, mishi me hormone mbulon pjesën më të madhe të tregut të mishit dhe nënprodukteve të mishit që prodhohen prej tij. Këtë hormon, sipas ekspertëve të veterinarisë dhe mjekësisë, e përdorin edhe sportistët, konkretisht sportistët e “Badibillding”, të cilët duke përdorur hormonin veterinar “Boldemec LA” dhe “Boldenone”, marrin përmasa trupore mbi normalen dhe fuqi fizike, madje dhe majmëri e cila gjendet në përbërje të tulit të mishit. Mishi i rritur me hormone, nëse konsumohet nga njerëzit krijon plakje të parakohshme dhe asgjësim të afro 9% të rruazave të bardha e të kuqe të gjakut, si dhe shkakton sklerozën e depresionin tek të moshat 14-22 vjeç.
Sigal