Shtetësia e fituar, fëmijët e lindur jashtë SHBA-ve, marrja e nënshtetësisë, mosha dhe punësimi

1033
Sigal

Avokati sqaron procedurat: Si mund të merrni shtetësinë amerikane përmes prindit

Avokati Kieran Both u përgjigjet pyetjeve të lexuesve:

Përshëndetje Z. Both,

Kam dëgjuar për ju që jeni një avokat i mirë dhe shpresoj që të më ndihmoni. Gjyshi im ka banuar për një kohë të gjatë në Detroit, Michigan, dhe është bërë shtetas amerikan në vitin 1923. Ai erdhi në Shqipëri në vitin 1967. Babai im ka lindur kur gjyshi e kishte marrë shtetësinë amerikane. A mund të përfitoj unë si mbesë e gjyshit amerikan dhe si vajzë e shtetasit amerikan? Halla ime (motra e babait) aplikoi në ambasadën amerikane në Tiranë, në vitin 1993, dhe përfitoi statusin nga babai i saj. Ajo tani është shtetase amerikane dhe banon në SHBA, duke i gëzuar të gjitha të drejtat e saj si shtetase. Ju lutemi më njofton,i nëse mund të përfitoj edhe unë shtetësinë amerikane nga babai im .

Me respekt

M.

Tiranë, Shqipëri.

Përgjigje: Ju falënderoj për leximin e rubrikës sonë. Sipas informacionit që na jepni, ju mund të konsideroheni shtetase amerikane, por varet nga ligji që ka qenë në kohën kur keni lindur. Një individ mund të jetë shtetas amerikan që në lindje, përmes prindit edhe, në qoftë se ka lindur jashtë kufijve të SHBA apo territoreve të saj. Ligjet me kalimin e kohës kanë ndryshuar, por zakonisht kërkohet që njeri nga prindërit duhet të jetë shtetas amerikan kur lind fëmija dhe prindi duhet të ketë banuar për një kohë të caktuar në SHBA. Çështjet e shtetësisë amerikane janë komplekse dhe mund të kërkojnë analizë ligjore të kujdesshme. Gjithsesi, dy janë rrugët kryesore për marrjen e shtetësisë amerikane përmes prindërve: E para me lindjen e fëmijës, dhe e dyta pas lindjes së fëmijës deri në moshën 18 vjeç. Prindër konsiderohen babai gjenetik, nëna gjenetike si edhe nëna jo-gjenetike në qoftë se ajo është prindi legal në kohën e lindjes, sipas ligjit përkatës.

Shtetësia e fituar që në lindje për fëmijën lindur jashtë territorit amerikan

-Një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas amerikan që në lindje, kur të dy prindërit e tij janë shtetas amerikan dhe të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së fëmijës, dhe së paku njëri nga prindërit të ketë banuar në SHBA ose territoret e saj, para lindjes së fëmijës. -Një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas amerikan që në lindje, kur të dy prindërit ndodhen të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së fëmijës dhe së paku njëri duhet të ketë qenë shtetas amerikan, dhe dita e lindjes bie në ose pas 14 nëntorit të vitit 1986, dhe prindi shtetas amerikan ka qenë qenë fizikisht prezent në SHBA (ose territoret e saj), për të paktën një periudhë prej pesë vjetësh para lindjes së fëmijës. Gjithashtu, në qoftë se prindi shtetas amerikan ka qënë fizikisht jashtë Amerikës me një nga detyrat, e mëposhtme, ato i plotësojnë kërkesat për shtetësinë e fëmijës. Ka qenë duke shërbyer në ushtrinë amerikane. I punësuar nga qeveria amerikane, jashtë SHBA. I punësuar në organizata të caktuara ndërkombëtare. Në vazhdim, një fëmijë i lindur jashtë SHBA, është shtetas që në lindje kur prindërit e tij nuk kanë qenë të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së tij, në qoftë se se nëna gjenetike ligjore ose jogjenetike, është shtetase amerikane në kohën e lindjes, dhe datëlindja e fëmijës është pas 23 dhjetorit 1952, dhe nëna ka qënë më parë në SHBA, ose posedimet e saj së paku fizikisht në mënyrë të pandërprerë për një vit. Në përgjithësi, një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas që me lindjen e tij kur prindërit e tij nuk kanë qenë të martuar me njëri tjetrin në kohën e lindjes së fëmijës, në qoftë se babai gjenetik i fëmijës është shtetas amerikan në kohën e lindjes ( nëna është e huaj) dhe ditëlindja është në ose pas 14 Nëntorit 1986 si dhe: Lidhja e gjakut midis babait dhe fëmijës është e verifikuar me evidenca të qarta dhe bindëse. Babai ka shtetësi amerikane në momentin e lindjes së fëmijës. Babai ka bërë deklaratë me shkrim për t’i siguruar mbështetje ekonomike financiare fëmijës deri sa mbushë moshën 18 vjeç dhe deri në këtë moshë fëmija ka të drejtë me ligj të banojë në shtëpinë e babait. Babai i njeh atësinë fëmijës në një deklaratë me betim, dhe atësia është vendosur me ligj nga gjykata. Në qoftë se prindi shtetas amerikan kalon kohë jashtë shtetit, ajo i llogaritet e ligjshme në qoftë se se ai: Ka qenë duke shërbyer në ushtrinë amerikane. I punësuar nga qeveria amerikane, jashtë vendit I punësuar në organizata të caktuara ndërkombëtare

Shtetësia automatike pas lindjes, por para se fëmija të mbushë moshën 18 vjeç

Një fëmijë i lindur jashtë SHBA është shtetas amerikan pas lindjes, në qoftë se se ai qe nën 18 vjeç ose s’kishte lindur ende në 27 Shkurt 2001, dhe së paku njëri nga prindërit të ketë qenë shtetas amerikan; fëmija të jetë 18 vjeç me banim në SHBA në kujdesin ligjor të prindit shtetas amerikan sipas ligjit të Emigracionit(pranim i ligjshëm për rezident permanent)

Një fëmijë i lindur jashtë Amerikës, është shtetas pas lindjes, në qoftë se se ai ka qenë nën moshën 18 vjeç (periudha 24 Dhjetor 1952 -26 shkurt 2001 )ka banuar si rezident permanent( me green card) dhe të dy prindërit i janë  natyralizuar(bërë shtetas amerikanë) para 18 vjetorit të lindjes së fëmijës, OSE: Në qoftë se njëri nga prindërit vdes dhe prindi tjetër natyralizohet(dmth bëhet shtetas amerikan) para se fëmija të mbushë 18 vjeç. Në qoftë se prindërit ishin ndarë ligjërisht dhe prindi nën kujdesin e të cilit ndodhej fëmija merr shtetësinë amerikane para se fëmija të mbush 18 vjeç. Nëse fëmija ka lindur jashtë martese dhe atësia nuk është konfirmuar ligjërisht, dhe nëna është natyralizuar para se fëmija të mbushë 18 vjeç. Shënim: Radha sipas të cilit fëmija i plotëson kushtet nuk ka rëndësi sa kohë që fëmija i përmbush ato para se të mbushë moshën 18 vjeç. Ju keni dy opsione për t’ju njohur shtetësia: Ju mund të aplikoni në Departamentin e shtetit amerikan për pasaportë amerikane. Pasaporta është evidencë e shtetësisë dhe gjithashtu u shërben edhe si dokument udhëtimi . Dhe nëse ndodheni në SHBA, ju keni opsionin që të aplikoni tek USCIS (Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë amerikane)Për të aplikuar për certifikatën e Shtetësisë amerikane duhet plotësuar formulari N-600 pasi të keni lexuar me vëmendje të gjitha udhëzimet që përmban formulari. Ka mjaft çështje lidhur me shtetësinë amerikane te cilave do t’u referohemi në shkrimet e ardhshme të rubrikës sonë. Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht emigrantët e rinj me informacion, për t’i aftësuar ata që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur.

I mirëpresim pyetjet tuaja në anglisht ose në shqip në adresën elektronike, e-mail [email protected]   (Burimi: illyriapress.com)