Shtetasit e këtyre vendeve do hyjnë pa vizë në Shqipëri deri në muajin tetor

794
Nga fillimi i muajit prill deri në fund të muajit tetor të këtij viti, shtetasit e 9 vendeve të ndryshme në botë do të përfitojnë nga hyrja në Shqipëri pa viza.
“Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen fjalët “… Rusi, Arabi Saudite, Bjellorusi, Gjeorgji, Katar, Oman, Tajlandë, Kinë dhe Bahrejn, me dokumentin pasaportë, për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2018.”. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.”, thuhet në vendimin e qeverisë së miratuar gjatë mbledhjes së sotme.
Mesa duket kjo do t’i shërbejë vendit tanë përthithjen e më shumë turistëve të huajë që do të vizitojnë vendin, çka përkthehet edhe në shtim të të ardhurave në buxhetin e shtetit, por edhe tejçimin e imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve.
Sigal