Shtetarët që fshihen pas kompanive që kanë fituar rrugën Lungo-Mare në Vlorë

169

Rreth
orës 23:50 makina tip BMW X 6 që drejtohej nga 21-vjeçari Petraq Beja,
përfundoi në kanal dhe për pasojë humb jetën një i ri vetëm 17 vjeç, që udhëtonte
në automjetin e aksidentuar. Sipas ekspertëve por edhe familjarëve  para gropës së hapur në të dyja korsitë e
rrugës, nuk kishte asnjë tabelë që të sinjalizonte për këtë rrezik. Ndërkohë,
burime nga Policia e Vlorës thanë,  se
kishte vetëm një tabelë që sinjalizonte për devijim rruge, por duke marrë
parasysh rrezikun e jashtëzakonshëm që krijon një gropë e tillë e hapur në të
gjithë gjerësinë e rrugës, burimet thanë se duhej të ishin më shumë tabela dhe
mbi të gjitha pranë kanalit duhej të kishte bllokues  në rast se ndonjë shofer nuk do të shihte
tabelën. Ata bëjnë përgjegjësi firmën greke që ka fituar tenderin për
rregullimin e rrugës, “Intrakt” dhe kërkojnë të vihet drejtësi duke mos përjashtuar
edhe përgjegjësinë e firmës që ka marrë përsipër punimet tek “Lungomare”, “XH.E.M”
sh.p.k. Enti prokurues i këtij segmenti duhet të ndërpresë kontratat, me firmën
fituese që fshihet pas emrit grek dhe t’i kërkojë Krimit ekonomik, Prokurorisë,
KLSH dhe Shërbimeve të specializuara të zbulojë dhe hetojë lidhjet e dyshimta të
firmës, nënkontraktorit dhe drejtuesve më të lartë të Ministrisë së
Transporteve. Sipas burimeve të shërbimeve sekrete një ministër fshihet pas kësaj
afere dhe është detyrim i shtetit ta bëjë publike dhe të çojë në qeli vrasësit
e një fëmije të pafajshëm.