Shtesa për shtëpi, dokumentet për të marrë lejen

56
Marrja e një lejeje për shtesë në shtëpinë ekzistuese ose për ndërtimin e një banese të re kërkon 11 dokumente dhe 45 ditë kohë. Aplikimi kryhet në faqen “e-Albania”.
Për aplikimin për leje ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2 pranë njësive të qeverisjes vendore mund të aplikohet online. Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuara, transparente dhe të shpejta, reduktohen barrierat administrative dhe për-mirësohen praktikat e aplikimit për lejet përkatëse.
Personi i interesuar për të ndërtuar duhet të paraqesë kërkesën për ndërtim duke plotësuar formularin elektronikisht. Personat që aplikojnë duhet të paraqesin dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës, zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta, plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese, projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës, grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit dhe preventivi.
Në faqen “e-Albania” mësohet se nuk janë të detyrueshme projektet e instalimeve, si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës. Kërkesat për leje ndërtimi paraqiten për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentacionit shoqërues të kërkesës për leje. Autoriteti përgjegjës vendos brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar (sipas përcaktimeve të nenit 24 të VKM-së nr. 408 dt. 13.05.2015 “Rregullorja e zhvillimit të territorit”). Brenda 45 ditëve nga data e dorëzimit të aplikimit për leje ndërtimi, lëshohet leja e ndërtimit. Afati është i përcaktuar në formularin e lejes së ndërtimit.
Shërbimet
Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuara, transparente dhe të shpejta, reduktohen barrierat administrative dhe përmirësohen praktikat e aplikimit për lejet përkatëse. Personi i interesuar për të ndërtuar duhet të paraqesë kërkesën për ndërtim duke plotësuar formularin elektronikisht.