Shtatori 2016 nis me 2200 mësues më pak

1184
Në disa zona rurale ka shkolla me 7 nxënës e me 15 mësues! ka shkolla fillore me 1 nxënës e me 1 mësues! ka kopshte me 1 edukatore e 1 sanitare, por me një fëmijë! Po kështu edhe në qytete, ka nga 2 shkolla 9 vjeçare, që nuk plotësojnë dot numrin minimal të 1 shkolle. Ka klasa paralele me nga 10 nxënës! Por numri i mësuesve është i plotë! 
Reforma arsimore në Shqipëri, do të ketë edhe një element tjetër të “hidhur” për mësuesit e arsimit parauniversitar. Sipas një lajmi të “dalë” prej zyrës së ministres Nikolla, viti mësimor 2016-2017 do të nis me numër të zvogëluar mësuesish në të katër ciklet e arsimit, duke nisur nga arsimi parashkollor kopshtet e fëmijëve, në ciklin e ulët, në shkollat 9-vjeçare e deri në shkollat e mesme. Dy ditë më parë, Drejtoritë Arsimore Rajonale kanë marrë një “porosi” e cila në fakt është urdhër përfundimtar, që paralelisht me mbylljen e vitit mësimor, këto drejtori të nisin e të mbyllin edhe një “llogari” tjetër, në lidhje me numrin e mësuesve që do të mbahen në punë në shtator 2016. Edhe pse duhen 4 muaj që të dëgjohet “zilja” e nisjes së vitit shkollor 2016-2017, në sektorin e arsimit parauniversitar ka nisur të dëgjohet “këmbora” e shkurtimit të numrit të mësuesve. Është një skemë shkurtimesh për largimin nga puna të mësuesve, për shkak të rënies që ka pësuar frekuentimi nxënësve në kopshte, në arsimin fillor, 9-vjeçar e të mesëm. Sipas evidencës, rezulton se në afro 70% të fshatrave dhe në afro 50% të qyteteve, ose më saktë në afro 60% të territorit Shqipërisë, shkollat janë boshatisur e po vazhdojnë të boshatisen nga nxënësit. Fenomeni ka ndryshuar kahje. 

Deri në vitin 2000, shkollat u boshatisën nga mësuesit prej “emigrimit” në qendrat e qyteteve dhe nga qytetet e vogla e periferike, u dyndën drejt Tiranës dhe qyteteve të mëdha e jashtë kufijve! Ndërsa tashmë, ka boshatisje të shkollave prej nxënësve, për shkak të largimit të shumë familjeje në qytete e të pothuajse shumë familjeve deri “fshatçe” nga zonat rurale, duke u vendosur në qendrat e mëdha urbane. Kjo ikje masive nga qytetet dhe fshatrat, përveç i ka lënë ato pa banorë, ka lënë e po lë edhe shkollat pa nxënës. Kjo ikje e madhe, ka diktuar pakësimin e numrit të mësuesve. Arsimi parauniversitar funksionon si sektor me “volum pune ditor, javor, mujor”, pra me raport të planifikuar mësues-nxënës. Çdo mësues, përveç normës së orëve mësimore që duhet të jap sipas normës “teknike” të lëndës, duhet të ketë edhe një normë të caktuar numri nxënësish. Më qartë, kriteri funksional i mbajtjes hapur të një klase, të klasave paralele, të një shkolle, të një grupi kopshti e të një kopshti fëmijësh, përcaktohet si “ekzistencë” nga numri i planifikuar i klasave. Ndërsa “ekzistenca” e klasave, përcaktohet nga numri i nxënësve e për rrjedhojë prej tërësisë së këtyre |normativave”, përcaktohet norma e orëve të çdo mësuesi, që në gjuhën e mësuesve quhet “mbajtje vendi pune”!

 Këto raporte, tashmë janë ç’ekuliburuar në disfavor të numrit të mësuesve, mbasi në shkolla është pakësuar numri i nxnësve, duke shkuar në ulje për çdo vit e madje për çdo semestër! raportet e numrit mësues-nxënës nuk janë në përputhje me njeri-tjetrin, mbasi sipas “llogarive” totale që ka bërë Ministria e Arsimit, në sistemin shkollor parauniversitar shqiptar ka më shumë mësues, se sa numri i planifikuar i normës numerike të nxenësve që duhet duhet të jetë mesatarisht për 1 mësues! Ky “bilanc” është nxjerr prej Drejtorie Rajonale të Arsimit në Qarqe (DAR), mbështetur në gjendjen faktike në shkolla, të evidentuar prej Zyrave Arsimore të Rretheve (ZA). Në disa zona rurale ka shkolla me 7 nxënës e me 15 mësues! ka shkolla fillore me 1 nxënës e me 1 mësues! ka kopshte me 1 edukatore e 1 sanitare, por me një fëmijë! Po kështu edhe në qytete, ka nga 2 shkolla 9 vjeçare, që nuk plotësojnë dot numrin minimal të 1 shkolle. Ka klasa paralele me nga 10 nxënës! Por numri i mësuesve është i plotë! Ky numër mësuesish do të jetë “lëndë e parë” për një reformë largimesh nga puna të numrit të mësuesve tepër. Në fakt, në disa rrethe ky aksion ka nisur qysh në muajin dhjetor 2015, duke mbyllur disa shkolla e duke grumbulluar nxënësit në një shkollë qendrore të zonës, madje edhe duke krijaur klasa kolektive jo vetëm në ciklin e ulët, por edhe në arsimin 9-vjeçar, sipas modelit të shkollave të viteve 1950-’60, kur brenda një ore mësimi, një mësues jepte mësim për gjithë nxënësit e fshatit, të çdo klase! Fatkeqësisht kjo ka ndodhur e do të përhapet si fenomen në Shqipëri edhe sot, për shkak të “gërshërës” që në shtator 2016 do të largojë 2100 mësues nga vendet e punës. Ky largim i mësuesve, do të shoqërohet edhe me një lloj tjetër largimi. Sipas përllogaritjeve të bëra është menduar të largohen nga organika fikse edhe 1100 mësues të tjerë, të cilët pas planifikimit të normës mësimore në rrethe, do të mbahen në punë sipas modelit “part-time”. këta 1100 mësues, do të jenë ata që nuk do të plotësohen me normë orësh mësimore. Sipas skemës së Ministrisë së Arsimit, këta mësues “mbushës orësh” do të jenë pjesë e sistemit arsimit, por duke u paguar “me orë pune” e jo me pagë fikse mujore, pra për aq orë mësimi sa do t’u caktohen nga drejtoritë përkatëse arsimore të rretheve! Ky proces tronditës ekonomikisht për 2200 mësuesit që nuk do të futen më në shkolla për të punuar dhe për 1100 mësuesit që do të punojnë “me orë”, nuk ka ta saktësuar se mbi çfarë kriteresh seleksionuese do të realizohet, por zëra nga drejtoritë arsimore të disa rretheve kanë dhënë sinjalin alarmues, se seleksionimi do të jetë mbi kriterin e “aftësisë” partiake dhe të lidhjeve familjare, fisnore e shoqërore! 
Sigal