Shqiptarit në Amerikë i buzëqesh fati, me 1 biletë lotarie fiton 1 milionë dollarë

681
Një shqiptari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka buzëqeshur fati duke fituar plot 1 milionë dollarë me vetëm një biletë lotarie që kushton 1 dollar.
Edmond Nicaj 41 vjeç arriti të gjente kombinimet e lotarisë së famshme “Michigan Lottery’s Powerball”, nga e cila ka dalë fitues me një shifër të konsiderueshme parash.
“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”- tha Nicaj pasi fitoi çmimin e madh.
Babai i 6 fëmijëve tha se gëzimi i gjithë familjes ishte i madh, pasi morën vesh se janë fituesit e lotarisë.
“E pashë biletën në mëngjes dhe nuk ndaloja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”- ka thënë ai.
Sigal