Shqiptarit i vënë prangat në aeroport, sa ishte kthyer nga Tirana. Ja pse kërkohej në Itali

92

Arrestohet nga policia italiane një shqiptar 25-vjeçar i kerkuar si pjese e nje bande qe shfrytezonte vajzat per prostitucion.

arrestim-karabinieri

Mediat italiane shkruajne se shqiptari, emri i te cilit nuk behet i ditur u prangos ne aeroportin e Torinos, sapo kishte mberritur me avion nga Tirana.

Hetimet per banden ne te cilen bente pjese 25-vjecari kishin nisur qe ne vitin 2016, pas denoncimeve te bera nga disa vajza, te cilat ishin kercenuar me vdekje nese nuk u bindeshin tutoreve.

Hetimet zbuluan ne ate kohe aktivitetin kriminal te grupit dhe faktuan me prova akuza per 11 shqiptare, te cilet merreshin me trafikun e femrave dhe nxjerrjen e tyre ne rruge per prostitucion.

Femrat ishin kryesisht shqiptare. Policia italiane nderkohe vijon kerkimet edhe per tre shqiptare te tjere, por pa dhene detaje rreth identitetit te tyre.