Shqiptarin e kapin me 50 mijë euro drogë në Itali, ku e fshihte dhe si e ruante

568
Një 28-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Chieti-t në Itali pasi u kap me drogë.
Atij i janë sekuestruar rreth 705 gr kokainë që sipas policisë do ta shpërndante si dhe një sasi e vogël hashashi që dukej se ishte për përdorim vetjak.
Gjithashtu në burg kanë përfunduar edhe dy rumunët me të cilët shqiptari bashkëpunonte, dhe janë dënuar me 6 vite heqje lirie.
Droga, që arrinte një vlerë 50 mijë euro po të shitej, ishte fshehur në një stivë drush pranë shtëpisë së rumunëve, dhe ruhej nga dy qen të mëdhenj pastorë gjermanë, shkruan “Il Pescara”.
Sigal