Shqiptari zbulohet nga policia italiane, i kapen 4 kg kokainë

715
Policia italiane në një operacion anti-drogë ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 4 kg kokaine, ndërsa ka arrestuar një shqiptar edhe një shtetas italian.
Edhe pse identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur, mësohet se ata janë të moshës 34 dhe 44 vjeç.
Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tyre është bërë në momentin kur ata po bënin shkëmbimin e kokainës.
Shqiptarit i është sekuestruar edhe një sasi e madhe eurosh, ndërsa me vete ai kishte një dokument të falsifikuar bullgar.
Policia italiane bën sqaron se hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse të arrestuarit ishte pjesë e ndonjë rrjeti të trafikut të drogës, apo vepronin të vetëm.
Sigal