Shqiptari rreh barbarisht italianin në sytë e fëmijëve/ Emri

531
Një shqiptar 60-vjeçar, i cili punonte pranë një qendre tregtare në Bari të Italisë është arrestuar së fundmi nga policia pasi ka rrahur barbarisht një 39-vjeçar italian, ndërsa e pranishme ishte edhe familja e tij.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja u zhvillua pasditen e 31 majit në parkingun e qendrës tregtare “Ikera”. Italiani kishte paguar paratë për parkingun, por 60-vjeçari Hajdar Bera i kishte kërkuar para edhe “për një kafe” në mënyrë që ta shihte me vigjilencë mjetin e tij. 
Edhe pse ka marrë paratë, shqiptari ka vijuar të sillet me agresivitet duke e goditur burrin italian me grushte dhe shkelma nën sytë e fëmijëve të tij, raporton syri.net. Policia arrestoi në flagrancë 60-vjeçarin, ndërsa italiani përfundoi në urgjencë ku do të qëndrojë të paktën për tetë ditë. 
Sigal