Shqiptari përfshihet në aksidentin masiv me gjashtë makina, policia e kap mat

152

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi në mbrëmjen e së dielës teksa ishte duke udhëtuar me makinë, por pa patentë ka dëmtuar gjashtë makina.

Mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptari sulmoi edhe policinë që mbërriti për lqyrjen e vendngjarjes.

32 vjeçari edhe në korrik të vitit 2018 kishte qenë protagonist i një aksidenti që kishte ndodhur në shëtitoren Grottammare.

Në atë kohë, shqiptari me një makinë kishte goditur një turist nga Reggio Emilia dhe më pas kishte vazhduar rrugën pa i dhënë ndihmë personit të dëmtuar.

Policia ishte vënë në ndjekje të tij dhe pasi e kishte arritur, e kishte ndaluar dhe i kishte bërë testin e alkoolit.

Pas testit ai rezultoi se ishte i dehur dhe kjo ishte ndër arsyet e mosveprimit të tij për të shpëtuar turistin pas aksidentit.

Në këtë moment policia i tërhoqi licencën për 30 muaj dhe i konfiskoi makinën.