Shqiptari i dehur qëllon me armë zjarri në lokal ndaj rivalit në dashuri

509
Sigal

I riu 23 vjeçar, mësohet se ka qëlluar me armë zjarri jashtë një lokali në Albairate, ndaj rivalit të tij në dashuri.

Ngjarja ka ndodhur, më 2 janar por vetëm tani është bërë publike nga policia italiane.

I riu shqiptar ka qëlluar jashtë lokalit ndaj objektivit të tij, por plumbi ka kapur vetëm grilën e lokalit.

Tashmë shqiptari duhet të përgjigjet për akuzën e rëndë për tentativë vrasje, dhe mbajtje të paligjshmë të armëve.

Gjithçka sipas policisë së Milanos filloi rreth orës 22.30 të datës 2 janar kur i riu shqiptar plotësisht i dehur, ka filluar të përplasur me një klient që ishte në shoqërinë e së fejuarës së vetë.

Konflikti më pas është përcjellë jashtë lokalit.

Fillimisht shqiptari ka nxjerrë një thikë duke kërcënuar personin në konflikt dhe personat e tjerë që ishin prezent.

Kur dukej se konflikti ishte mbyllur, shqiptari u kthye sërish në rrugën Pisani Dossi, ku ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar jashtë lokalit.

Një gjuajtje e vetme e cila për fat ka mbetur në grilën e lokalit, pa lënduar personat që ndodheshin në brendësi.

Shqiptari u largua, por u arrestua vetëm pak minuta më pas, por nuk e kishte armën me vete.