Shqiptari braktis mjetin me drogë, arrestohet nga policia greke

613
133 kg drogë janë kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar nga policia e vendit fqinj.
Policia greke bën me dije se droga është kapur në Igumenicë, në një makinë e cila vinte nga kufiri i gjelbër.
Në momentin që shoferi ka pikasur policinë, ka braktisur makinë, duke lënë brenda saj 79 pako me 133 kg 140 gram marijuane.
Por, arratisja e tij nuk ka zgjatur shumë, duke bërë që në pranga të vihej 36-vjeçari nga Shqipëri, i cili ishte shpallur në kërkim më herët nga policia e Athinës.
Sigal