Shqiptari arrestohet në Greqi pas 20 viteve arrati…Në qeli për 18 vjet!

766
Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar i dënuar në mungesë me 18 vite burg u arrestua në Greqi dhe u ekstradua drejt Shqipërisë, ku në 1998-ën ka plagosur rëndë një person në tentativë për ta vrarë.
Sigal

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër.

Isufi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbatje pa leje”

Më 05 mars të vitit 1998, në fshatin Ferraj të Tiranës, për motive të dobëta, 56-vjeçari ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.