Shqiptarët zënë vendin e parë në këtë raport britanik, por… jo për mirë

609
Shqiptarët janë populli me numrin më të madh të klandestinëve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një raporti të publikuar nga “The Guardian”, e cila shkruan se është bazuar në statistikat e “Home Office”, departamenti i qeverisë britanike, përgjegjës për emigrantët dhe terroristët.
Statistikat tregojnë se janë kapur 981 shqiptarë klandestinë në portat hyrëse të Anglisë që nga vitit 2008 deri në vitin 2016 duke mbajtur kështu rekordin e numrit më të madh në krahasim me vendet e tjera.
Ky numër përshin edhe një grua shtatzënë që u zbulua në një kamion pranë Grimsby në vitin 2015, si dhe një grup prej 50 personash.
Afganët mbajnë vendin e dytë me 425 njerëz të kapur në port, ndjekur nga algjerianët me 424, iranianët me 348, amerikanët me 322, palestinezët me 129 dhe vietnamezët me 124 njerëz. Theksohet njerëzit janë kapur në terminale, aeroporte dhe limane.
“The Guardian” fillimisht nuk ishte lejuar të përmendte emra stacionesh apo portash nga Home Office në maj të vitit 2016, sepse sipas tyre kjo gjë ndikon në funksionimin e kontrolleve të autoriteteve të emigracionit.
Gjithashtu jepet alarmi se këto shifra sa vijnë dhe rriten dhe zyrtarët britanikë janë të shqetësuar për këtë fakt, edhe pse ata thonë se kushtet ekonomike atje dhe niveli i krimit detyron njerëzit të largohen.
Sigal