Shqiptarët të pasiguruar/ Jemi të vetmit në Evropë që shkrumbohemi nga zjarri, përmbytemi nga uji dhe shpërblimin ia kërkojmë shtetit

179

Shqiptarët të pasiguruar, të përvëluar nga zjarri dhe të përmbytur nga uji

 

Kalimi nga sistemi njëpartiak në sistemin pluralist bëri që në Shqipëri krahas pluripartizmit të futet edhe ekonomia e tregut të lirë, privatizimet ose e thënë më drejtpërdrejtë krahas pronës shtetërore nisi të lulëzoi edhe prona private. Kjo bëri që shteti të heqë përgjegjësinë e tij në administrimin e disa aktiviteteve duke ua kaluar këto përgjegjësi privatit. I tillë është fenomeni edhe tek sigurimet e objekteve, bizneseve, mallrave, shëndetit, jetës, pra në tërësi pronës dhe pasurisë materiale dhe jetësore. Po si pasqyrohet situata me kompanitë e sigurimeve në vendin tonë? Sa të përgjegjshëm janë shtetasit, bizneset për sigurimin e pasurisë dhe jetës së tyre? Sa transparent dhe sa i përgjegjshëm është shteti ynë në edukimin, por edhe në detyrimin e vetvetes dhe shtetasve të tij për të shkuar vullnetarisht tek sigurimet? Ja raporti më i fundit për vitin 2018 dhe tre muajt e parë të 2019-s.

Në fund të marsit 2019 primet e shkruara bruto për sigurimin e pronës nga zjarri dhe natyra arritën 284 milionë lekë, me një rënie me 26.4 për qind në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare për tregun e sigurimeve për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se ka një rënie të theksuar nëse e krahasojmë me vitin 2018 kur primet për të njëjtën lloj siguracioni ishin 386 milionë lekë. Kjo rënie është reflektuar edhe në pjesën që zënë këto lloj sigurimesh në totalin e gjithë tregut të sigurimeve. Ndërsa në mars 2018 ato përbënin 11.96 për qind të tregut të sigurimeve në vitin 2019, respektivisht në fund të marsit ato përbëjnë 7.81 për qind.

Por, ndërsa sigurimet nga forcat e natyrës dhe zjarri kanë pësuar rënie, shqiptarët kanë rritur sigurimin e pronës nga dëmtime të tjera. Primet e shkruara bruto për këtë sigurim u rritën me më shumë se 96 për qind duke arritur në 157 milionë lekë nga rreth 78 milionë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në përqindje në raport me tregun total të sigurimeve, sigurimi i pronës nga dëmtimet të tjera zinte 4.31 për qind të tij, kurse një vit më parë 2.42 për qind. Sigurimi i pronës nga dëmtime të tjera, zjarri apo forcat e natyrës bëhet në mënyrë vullnetare nga ana e individëve apo bizneseve çka e bën atë një sigurim ende të pa konsoliduar dhe me luhatje të dukshme nga viti në vit. Ndoshta edhe frika e qytetarëve që paratë e sigurimit kthehen në shërbim të tyre në rast fatkeqësish është ana tjetër e medalje. Një nga kompanitë që ka më shumë garanci sipas raportit të fundit financiar të “Buletinit Statistikor të vitit 2018, është kompania Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, e cila ka paguar 1.336.566 milionë lekë nga 1.587.779 milionë të lekëve që kanë paguar të gjitha kompanitë së bashku. E thënë me përqindje, Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group ka paguar 84% të të gjitha dëmeve në tregun shqiptar.

Dëmet e paguara bruto

 

Por, ndërsa të ardhurat nga primet e sigurimit të pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës kanë pësuar rënie me 26.4 për qind, dëmet e paguara bruto nga kompanitë e sigurimit për ata që kanë pasur një sigurim të tillë kanë rënë me 64.64 për qind. Deri në mars 2019 kompanitë kanë paguar 41.6 milionë lekë ndërsa një vit më parë 117 milionë lekë.

Dëmet e paguara për efekt të sigurimit të pronës nga dëmtime të tjera është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, duke kërcyer nga 13 milionë lekë në mars të 2018-s në 269 milionë lekë në fund të marsit 2019. Kjo shifër ka zënë edhe 21.57 për qind të dëmeve të paguara bruto në tregun e sigurimeve gjatë 3 mujorit.

Zjarret dhe përmbytjet e fundit ngrenë alarmin, por edhe kërkojnë përgjegjshmëri nga qytetarët dhe bizneset që të bëjnë sigurimin vullnetar të banesave nga zjarret apo fatkeqësitë e tjera elektrike që mund t’i shkaktohet një qytetari në banesën apo biznesin e tij nga vetë familja apo edhe nga banesat ngjitur si dhe dyqanet që janë në të njëjtin objekt ndërtimi etj. Nisma e Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group dhe ofertat fantastike që ajo ka për banesat e qytetarëve si në qytet ashtu edhe në zonat rurale me një vlerë tejet minimale 500 lekë në muaj është opsioni më i mirë për të gjetur sigurinë në rast fatkeqësish natyrore, tërmete, përmbytje, zjarre apo dëmtime nga faktorë më të ndryshëm. E thënë më drejtpërdrejtë, shuma 500 lekë në muaj, është e barabartë me 2 kafe dhe 1 shishe ujë. Nga ana tjetër pushteti qendror dhe ai lokal vendos taksa nga më të ndryshmet dhe më të padobishmet, por ende nuk po kujtohet dhe është i vonuar në këtë iniciativë që për të gjithë familjet, të cilat i mban me asistencë sociale apo ndihmë ekonomike të bëjë sigurimin e banesës së këtyre familjeve, pasi nesër do t’u kthehet në kosto shumë më të madhe për këta shtetas që kanë si burim pagese përkrahjen ekonomike të shtetit. Rastet e fundit të përmbytjeve në Vlorë, Durrës ,Tiranë etj., iu shkaktuan shumë dëme kompanive dhe bizneseve të kateve të para dhe bodrumeve. Por pati shumë prej tyre që, falë sigurimit prej 5 euro në muaj tek Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, morën dëmshpërblimin maksimal dhe të plotë për dëmtimet nga përmbytjet. Ndaj koha nuk pret dhe shteti ashtu sikurse ka vendosur me ligj sigurimin shëndetësor dhe atë të automjeteve, të bashkëpunojë me kompanitë e sigurimeve që edhe sigurimi i jetës (ashtu sikurse e kërkojnë shtetet e huaja kur udhëtojmë jashtë Shqipërisë), i pronës, bizneseve, produkteve bujqësore, blegtorale, atyre industriale, të bëhet i detyrueshëm, madje edhe nga zyrat e pensioneve dhe ISSH, pasi kjo kategori ka qenë më e prekur vitet e fundit.