Shqiptarët të maten mirë përpara se të shkojnë në gjykatë, këto janë tarifat e reja

645

Kuvendi po përgatitet të shqyrtojë e të votojë një ligj të ri që reformon skemën e tarifave për shërbimin gjyqësor.

Sigal

Ndryshimi vjen në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe parashikon ndër të tjera që për gjykimin e kërkesave civile, administrative dhe penale të vendosen dy tarifa fikse prej 2.500 (dymijë e pesëqind) lekësh dhe prej 5.000 (pesëmijë) lekësh për çështje të caktuara.

Por edhe pse vendosen tarifa fikse, projektligji i depozituar në Kuvend parashikon që duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ato do të pësojnë rritje progresive me 500 lekë çdo vit.


Nga shuma e përgjithshme e arkëtuar për tarifat gjyqësore, 10% do t’i kalojnë buxhetit gjyqësor ndërsa pjesa tjetër shkon në arkën e shtetit./Scan