Shqiptarët studiojnë jashtë. Ja shtetet më të preferuara…

579
Mbi 24 mijë studentë shqiptarë aktualisht studiojnë jashtë vendit. Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s, rreth 80% e tyre kanë preferuar të studiojnë në vendet fqinje, si Italia dhe Greqia e këtu flasim vetëm për vitin akademik 2016-2017. 
Megjithëse ka shënuar një rënie me rreth 177 studentë krahasuar me një vit akademik më parë në Itali studojnë rreth 11,460 studentë. Vendi i dytë me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë është Greqia me 7,339 studentë. Edhe Greqia ka pësuar një rënie nga viti akademik 2015 – 2016 të numrit të studentëve me rreth 870. E mbase kjo rënie justifikohet me faktin se po rritet numri i atyre, që po studiojnë në shtete të tjera, ku kryeson Turqia me gati dy herë më shumë se në vitin akademik 2015-2016. 
Edhe Europa Perëndimore është ndër rajonet më të preferuar të studentëve kudo në botë, por edhe i shqiptarëve. Po çmimet e kripura bëjnë që numri i studentëve shqiptarë të mos jetë shumë i lartë. Studentë shqiptarë edhe pse të paktë në numër ka dhe në vende shumë të largëta. 682 studiojnë në Amerikëë, 75 në Kanada, 31 në Australi, 10 në Brazil, 1 student në Zelandën e Re. Gjithashtu bie në sy dhe një numër studentësh në vendet e lindjes së mesme, në Jordani, Katar apo dhe në Arabinë Saudite.
Sigal