Shqiptarët/ Rekord botëror për të braktisur vendin, shkak papunësia, varfëria dhe tregu i punës me… ryshfete

494
Shqipëria u skedua së fundi edhe për një “rekord” tjetër botëror, jo në rritjen ekonomike, as në modernizimin e arsimit, as në luftën kundër korrupsionit dhe rilindjen e shëndetësisë, as në sigurinë rrugore, as në pastrimin e administratës publike nga militantët politikë dhe analfabetët me diploma false të blera në “(h)universitetet piramida, të cilët kanë pushtuar përbërjen dhe drejtimin e administratës në 40% të saj. Nuk është shënuar rekord as në rritjen e pagave dhe të pensioneve, por në ikjen nga Shqipëria të mijëra familjeve, sidomos të rinjve të pa shpresë, të cilët u janë drejtuar e vazhdojnë t’u drejtohen masivisht vendeve të BE dhe shteteve të botës së përparuar, në kërkim të një pune e të një jetese normale me shanse integrimi, shans që prej 25 vitesh në Shqipëri nuk e kanë gjetur e nuk i ua jep politika destruktive dhe e qelbur në korrupsion, paaftësi, injorancë e nepotizëm!

 Në 3 vitet e fundit, gazeta “Telegraf” e ka dhënë shpesh alarmin faktik të këtij emigracioni masiv të shqiptarëve, të cilët ikin prej Shqipërisë mbasi janë të braktisur, të shpërfillur e të denigruar prej shtetit, qeverisjes e politikës që paguhet e shpërblehet me paga e dieta milionëshe prej taksave të larta dhe të shumta shqiptarëve. Këtë fakt e ka bërë prezent 4 ditë më parë edhe raporti investigues social lidhur më emigracionin e popullsive të vendeve të pa zhvilluara (si Shqipëria) që ka prezantuar Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Ky raport, që publikon të dhëna konkrete të muajve të fundit për nivelin e punësimit të të rinjve, tregon se të rinjtë shqiptarë të moshave 15-29 vjeç janë në krye të listës së emigrimit në Botë, pra të ikjes nga vendi i tyre prej pamundësisë për të gjetur një vend pune sipas profesionit dhe arsimimit që kanë kryer, për shkak të praktikave selektive qeveritare e partiake që kryejnë punësime jo sipas aftësive profesionale, por me preferenca politike, nepotike e me ryshfete.

 Shqipëria është rekord për emigrim të popullsisë së kësaj moshe drejt vendeve të BE e të Botës, ndërkohë që shifra më e ulët e emigrimit ët të rinjve në Europë është në Luksemburg, ndërsa shifra më ulët në botë është në Izrael. Këtë realitet të hidhur që ka marrë përmasa të mëdha gjatë këtyre 8 muajve të vitit 2016 e ka denoncuar edhe opozita shqiptare nëpërmjet zëdhënëses Dr. Ina Zhupa, sipas të cilës kjo braktisje e vendit është tregues i politikave social-ekonomike regresive e pa asnjë shenjë shprese për ndryshim, të instaluara e të aplikuara prej “Rilindjes”. Në raportin e ILO, citohet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar jashtë Shqipërisë është nxitur pjesërisht nga deficite të tregut të punës dhe një normë e lartë papunësie. Po kështu edhe nga mungesa e plotë e mundësive në tregun e punës. Në aspektin e vullnetit të përgjithshëm, prirja më e lartë për të braktisur vendin është 38% në Afrikën Sub-Sahariane, Amerikën Latine e në Karaibe, të ndjekura këto nga të rinjtë e Evropës Lindore në masën 37%, ku Shqipëria zë vendin e parë në këtë emigrim social-ekonomik!
Sigal