Sigal

Kohet e fundit ka pasur mjaft lajme fiktive mbi legjislacionin e ri gjerman dhe “portat e hapura” që presin për emigrantë. Zakonisht janë kompanitë e interesuara që asistojnë procedurat që prodhojnë lajme të tilla dhe media shqiptare i merr të mirëqena, pa verifikim. ISP është në kontakt me politikanen gjermano-shqiptare, Aneta Wolter që e njeh ligjin dhe që në mënyrë direkte dhe racionale jep sqarimet mbi situatën aktuale dhe pritshmëritë.

Qëllimi i projektligjit: Të kontrolloj dhe të organizoj ardhjen e rregullt të fuqisë punëtore te kualifikuar nga jashtë BE-së për nevojat e ekonomisë gjermane.

Kur hyn ne fuqi? Ky ligj ka shume vite që diskutohet nga politika gjermane. Aktualisht është gati një projektligj prej mbi 60 faqesh që do prezantohet nga ministri i brendshëm gjerman Horst Seehofer. Është planifikuar të kalojë në kabinet me datë 19 dhjetor. Hyrja në fuqi është planifikuar për fillimin e 2019 dhe do jetë për 5 vjet në fuqi.

Kush janë barrierat? Të dinë mjaftueshëm gjermanisht, të zotërohet një zanat ose diplomë ose dhe përvojë, si dhe të jenë në gjendje të financojnë vetë qëndrimin në Gjermani për gjashtë muajt përgjatë kërkimit të punës. Nuk ka asnjë ndihmë financiare nga shteti gjerman në këto gjashtë muaj.

Si funksionon? Bëhet një kërkesë për vizë për kërkim pune tek ambasada gjermane sipas formularëve që kanë. Vërteton që posedon mjete financiare për këto gjashtë muaj. Në ligjin e ri nuk kërkohet paraprakisht një kontratë pune e nënshkruar (siç kërkohet aktualisht).

Për çfarë zanatesh behet fjale dhe a konkurrohet per vendin e punës me gjermanet apo me evropianet? Bëhet fjalë për 61 grup-profesionesh që do lejohen, pra 14 më shumë se 2017 për të cilët nuk ka asnjë kufizim më për të huajt. Në raste të një konjukturë të dobët ekonomike në zona të caktuara në Gjermani, është e mundur për ato zona të rikthehet menjëherë preferenca për gjermanet apo për evropianët si dhe kufizimet e zanateve të lejuara.

Çfarë ndodh me ata qe janë ne asil me duldung? Për ata te mire-integruarit dhe me kohe-qëndrime te caktuara do ketë lehtësira, por qe do sqarohen ne fazën tjetër. Porse nuk do lejohet i ashtuquajtur „ndryshimi i korsise“/„Spurëechsel“ per te mos përzier Azilin me migracionin për pune.

Çfarë nuk dimë ende? Si do operohet me tej me ligjin aktual te punësimit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor pas hyrjes ne fuqi te këtij ligji te ri? Si do jene te shpërndara kompetencat midis dikastereve si leja e punës, titulli i qëndrimit, bashkimi familjar, njohja e diplomës, etj..?

Si do funksionoje bashkimi familjar? Cilat janë detajet e zbatimit? Cilat zanate janë me shume te kërkuara? Infermierë për te moshuar dhe për klinika, specialiste te IT-se ku dhe momentalisht ka 55.000 vende te pazëna, gastronomi, zanate te ndryshme etj. Këto informacione do te aktualizohen menjëherë pasi ligji te kaloje ne Kabinet, te aprovohet dhe te detajohet.