Shqiptarët nxjerrin paratë jashtë bankave

670
Në tetë vitet e fundit paraja që qarkullon jashtë sistemit bankar ka arritur nivelet më të larta. Banka e Shqipërisë publikoi një raport, sipas të cilit, jashtë kanaleve bankare qarkullojnë 265 miliardë lekë, ose gati 2 miliardë euro, që nga dhjetori i vitit të kaluar. Kjo shumë është e barabartë me 20.9% të parasë gjithsej në ekonomi, nga 19.7% që ishte ky tregues një vit më parë. Në vlerë absolute paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, një tregues direkt ky i nivelit të informalitetit në ekonomi, është shtuar me gati 120 milionë euro në 2017. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2009, kur u konstatua një rrjedhje e depozitave nga sistemi bankar për shkak të frikës që u shkaktua në atë kohë nga efektet e krizës ekonomike globale. Në janar dhe në shkurt, paraja jashtë bankave pati ulje, por sërish ajo mbeti në 20.6% të total, rekord i 8 viteve të fundit.
Sigal