Shqiptarët në Maqedoni dhe Preshevë, gati për kryengritje

627
Maqedonia rrezikohet gjatë kësaj vere nga një luftë e re. Shqiptarët do organizojnë kryengritjet në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Kështu shkruan në artikullin e fundit gazetarja prestigjioze nga SHBA, Klara Buda. Sipas saj incidentet do të përfshijnë edhe Serbinë, pasi do të aktivizohen mbi 1 mijë “terroristë” të fshehur në provincën e Sanxhakut, të cilët kanë për qëllim tërheqjen e vëmendjes nga kryengritjet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, shkruan gazetarja Buda. Ajo konsideron se arritja e shpejtë e marrëveshjes politike në Shkup është në dëm të shqiptarëve të Maqedonisë, pasi partitë maqedonase përgatisin një komplot pas shpinës së shqiptarëve të lënë pas dore. “Faktikisht shqiptarët me këtë marrëveshje politike jo që nuk fituan asgjë, por kanë humbur shumë. Kjo krizë politike ishte një mundësi që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve para faktorit ndërkombëtar t’i realizojnë problemet shqiptare në Maqedoni, por edhe kësaj here thjesht ‘u dështuan’. Shqiptarët e Maqedonisë edhe një herë ndoshta po bëhen viktimë e ‘manipulimeve politike’ të disa politikanëve të papërgjegjshëm. Shqiptarët vazhdojnë të mbeten pengje të politikave të errëta dhe të turbullta të shtetit një etnik maqedonas dhe të shqiptarëve të pandërgjegjshëm, ndoshta në saje edhe të tradhtive të vetë ndërkombëtarëve si gjithnjë! Në këtë rast shqiptarët, siç duket, janë lënë sërish në lundruesen pa timon. 

Lundruese e cila do të merr rrugën të ballafaqohet me përmbytje…”, shkruan Buda duke rikujtuar se Ballkani përfshirë këtu edhe Maqedoninë rrezikohet nga sheriati islam. “Atëherë lehtë në këtë kontekst mund të ndërlidhet edhe deklarata e “Kalifatit Islam’ që kërcënon Ballkanin se: Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën, së shpejti do ti pushtojmë! Në këto proklamata të “islamistëve” Maqedonia është e shënuar si një nga vendet që kanë për t’u pushtuar. Këtu janë vende si Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria. Militantët, pas fitores në Serbi, planifikojnë për të pushtuar Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën dhe kështu kalifati islamik të zgjerohet edhe në Ballkan! Ata thonë: “Gëzohuni Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, do ta kthejmë Sheriatin, ne jemi kalifati islam. Gëzohu edhe ti Obama, fitorja na takon ne, ne jemi bijtë e Islamit, ne jemi Kalifati islam”!? Dhe tani shtrohet pyetja: “Kush i përgatit këta skenarë dhe komunikata në opinionin ballkanas? Këtu duhet hedhur sy në disa lojëra dhe incidente në praninë tonë të afër, shkruan mes tjerash në artikullin e fund gazetarja Klara Buda. Ndryshe një pjesë e madhe e analistëve paralajmërojnë trazira të reja në Ballkan, të cilët do të shkaktohen për shkak të incidenteve ndëretnike dhe ndërfetare. Si vende më të ndjeshme janë Bosnja, Sanxhaku i Serbisë, Kosova dhe Maqedonia, shkruan “Zhurnal” në Maqedoni. Analistët paralajmërojnë se shërbimet e huaja sekrete operojnë në Ballkan, duke inskenuar incidente ndëretnike dhe ndërfetare, të cilët do të jenë në qendër të vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare.
http://www.shqiptari.eu/gazetarja-amerikane-shqiptaret-ne-maqedoni-dhe-presheve-do-te-cohen-ne-kryengritje-gjate-veres/
Sigal