Shqiptarët në Itali kanë filluar të kërkojnë për nuse prostitutat rumune, ja arsyeja

87

Prostitutat rumune martohen me emigrantë të paligjshëm shqiptarë pas kërkesës së tyre, me qëllim për të ‘futur njërën këmbë’ në Itali, shkruan ilMattino.it. Dhe kohët e fundit, duket se numri i shqiptarëve me një grua të komunitetit është shtuar ndjeshëm.
Martesa me leverdi janë po aq të vjetra sa dhe vetë jeta, shkruan e përditshmja italiane. Por nëse më parë ishin rusët ata që “gjuanin” italianet e dëshpëruara apo pensioniste, tani në qendër të vëmendjes janë shqiptarët që kërkojnë prostituta rumune. Janë ata shqiptarë që duan të rregullohen por nuk kanë dokumentat e duhura për ta bërë këtë. Të gjesh grua duket se sot nuk është aq e lehtë, dhe prandaj preu i radhës janë bërë prostitutat. Muajt e fundit shumë femrave trotuaresh në Rimini i është kërkuar për martesë për letra.
Dhe për këtë shqiptarët janë të gatshëm për të paguar deri në 4 mijë euro. Me klimën e vështirë aktuale trotuareve, ku konkurrenca është mjaft e ashpër, ka disa prej prostituave rumune q kanë vendosur të pranojnë propozimin e shqiptarëve dhe martohen për të futur disa para në xhep. Ceremonitë zhvillohen në Shqipëri dhe më pas gratë shkojnë në Rumani për të regjistruar martesën. Kështu, shqiptarët mund të futen në Itali, pa frikën se mos dëbohen.