Shqiptarët me eskortë droge në Itali, vihen në pranga

677
Policia italiane ka vënë në pranga ditën djeshme dy shqiptarë dhe një italian, pasi janë kapur duke transportuar drogë.
Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se bëhet fjalë për 42 vjeçarin Salvatore Certaldo, dhe dy shqiptarët, 36-vjeçari Renato Lograno, i lindur në Tiranë, e banues në Firence dhe 29-vjeçari Oltion Proko, i lindur në Vlorë.
Kanë qenë karabinierët e Leçes, të cilët pas një kon trilli rutinë kanë bërë të mundur si fillim ndalimin e një makine që drejtohej nga shqiptari, Renato Lograno, ku iu gjetën një sasi prej 54 kg marijuanë.
Ndërsa, vetëm pakë minuta më vonë, policia italian bëri edhe ndalimin e një tjetre makine tip Nissan, që drejtohej nga shqiptari tjetër Oltion Proko, ku iu gjetën një sasi prej 150 kg marijuanë.
Ata u vunë në pranga, ndërsa pritet që të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Sigal