Shqiptarët marrin në këmbë Greqinë, kapen me drogë

543

Pesë shqiptarë u arrestuan në Greqi pasi u kapën me lëndë narkotike.

Sigal

Policia kufitare i ndaloi shqiptarët, teksa ata po përpiqeshin që të kalonin kufirin për në Greqi, në këmbë.

Atyre ju zbulua se në katër çanta që mbanin, kishin 96 kilogramë marijuanë. 

Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua në Igumenicë.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por mediat greke shkruajnë se shqiptarët janë të moshave 26, 26, 31, 31 dhe 50-vjec. Atyre iu sekuestruan edhe 5 celularë