“Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës”, Presidenti Meta me ambasadorin Walker në Kosovë. Zbulon ftesën që i ka bërë

457
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Kosovë, teksa ishte në përkujtim të 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut, ish-ambasadorin Walker, personin që denoncoi atë që ndodhi në Reçak, duke e përcaktuar qartë: krim kundër njerëzimit.

“Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës”– shkruan Meta.

Presidenti thotë se e ka ftuar me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë.

Postimi i Metës:

I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.

E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.