Sigal

Sipas raportit vjetor të situatës së azilantëve, të realizuar nga bashkimi evropian, që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, ndërsa  në 2016-n ishin 33 mijë persona.

Duke iu referuar popullsisë sonë të vogël, Shqipëria renditet e para në botë, duke tejkaluar edhe azilkërkuesit që po ikin nga lufta dhe konfliktet.

Një tendencë tjetër që vihet re është ajo e lënies së shtetësisë shqiptare. Shifrat që janë publikuar sot nga INSTAT tregojnë se “Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 32,9 %, krahasuar me vitin 2016”.

Kjo shifër është dyfish më e lartë se a atyre që duan të marrin një pashaportë. “Në 2017, rezultojnë 316 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 12,5 %, krahasuar me vitin 2016”, thotë INSTAT.

Arsyet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare mendohet të jetë emigracioni në Gjermani pasi ky vend nuk lejon shtetësinë e dyfishtë.