Shqiptarët do t’u paguajnë 10.5 milionë euro takë oligarkëve të ambalazheve

516
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Shqiptarët do t’u paguajnë 10,5 milionë euro haraç oligarkëve të ambalazheve

Taksa e ambalazheve plastike dhe materialeve plastike me kosto shtesë vjetore, rreth 12% e çmimit të tyre të importit. 

Kusuret e shqiptarëve nuk kanë të sosur. Qeveria u hedh një barrë të rëndë ekonomike, duke rritur taksat e ambalazheve, ku shqiptarët do të paguajnë 10,5 milionë euro, ndërsa kostoja shtesë e ambalazheve të importit do të rritet 12 %.

Nga një janari, haraçi i taksës

Në 1 janar ka hyrë pa zhurmë ligji, që shton skemën e taksimit dhe zgjeron kategorinë e mallrave plastike subjekt taksimi nga “ambalazhe plastike” që ishte, në “ambalazhe plastike dhe materiale plastike” (Neni 1, Ligji Nr. 93/2018). Si pasojë e ndryshimit, edhe artikuj si arka plastike, fuçi me kapacitet mbi 20 litra, kutitë paketuese dhe tasat për ushqime etj., bëhen subjekt i TAM. Kjo do të bëjë që të rriten çmimet e gjithë artikujve ushqimorë, që tregtohen të ambalazhuar, por edhe të produkteve të tjera industriale për përdorim më të gjerë.

Niveli i TAM:

  • -Për lëndët e para plastike në forma primare, klasifikuar në Krerët Tariforë 3901 deri 3914 të NKM, është caktuar në masën 25 lekë/kg të peshës neto të produktit, dhe
  • për të gjithë ambalazhet dhe materialet e tjera plastike që klasifikohen në Kapitullin 39 të NKM, është caktuar në masën 35 lekë/kg të peshës neto të produktit.

-Momenti i pagesës së TAM, si për lëndët e para plastike në forma primare ashtu edhe për ambalazhet dhe materialet plastike, do të jetë ai i importit dhe do të arkëtohet nga Administrata Doganore.

Ndikimi

Për bizneset që ndikohen nga ndryshimi, taksa përllogaritet të sjellë një kosto shtesë vjetore prej 10.5 milionë dollarë.

  • -Për lëndët e para plastike në forma primare që klasifikohen në Krerët 3901 deri 3914 të NKM, kostoja shtesëvjetore përllogaritet të jetë 6.1 milionë USD (niveli i taksimit ishte zero, bëhet 25 lekë/kg). Në këtë kategori bëjnë pjesë granulati i polietilenit, granulati i polipropilenit, granulati PVC, polistren, poliuretan etj., të cilat shërbejnë si lëndë të para për prodhimin e tubave plastikë, ambalazheve plastike, plastmasës, polisterolit, sfungjerit, bojës plastike etj.
  • -Për ambalazhet plastikeqë klasifikohen në Kreun 3923 të NKM ndryshimi në nivelin e taksimit përllogaritet të reduktojë koston vjetore në import me 5 milionë USD (niveli i taksimit ishte 100 lekë/kg, bëhet 35 lekë kg). Në këtë kategori bëjnë pjesë shishet (pipetat) plastike, qeset plastike etj.
  • -Për materialet e tjera plastike që klasifikohen në Kapitullin 39 të NKMkostoja shtesëvjetore përllogaritet të jetë 9 milionë USD (niveli i taksimit ishte zero, bëhet 35 lekë/kg).

Në këtë kategori bëjnë pjesë tubat dhe rakorderitë plastike, profilet PVC, shiritat dhe filmat plastikë, fletët e plastmasës, artikujt plastikë shtëpiakë dhe të zyrës (si gota plastike, kova plastike, etj.), aksesorët plastikë për instalime elektrike, etj. Barra e taksës, si pasojë e ndryshimit të skemës dhe të niveleve të taksimit, për të gjithë artikujt që klasifikohen në Kapitullin 39 të NKM, përjashtuar Kreun 3923, parashikohet të jetë mesatarisht rreth12% e çmimit të tyre të importit. 

Kush ndikohet?

Kategoritë kryesore të bizneseve që ndikohen drejtpërdrejtë nga ndryshimi janë importuesit, prodhuesit vendas dhe eksportuesit e materialeve/artikujve plastikë dhe ambalazheve plastike.

  • -Importuesit/tregtarët e lëndëve të para plastike në forma primare si polimeret e etilenit, polimeret e propilenit, polimerët e stirenit, polimerët e vinilkloridit etj., në momentin e zhdoganimit(çlirimit për qarkullim të lirë) do të paguajnë TAM në masën 25 lekë/kg të peshës neto të produktit.

Shuma e TAM prej 500,000 lekë do të përfshihet edhe në bazën e tatueshme për efekt të llogaritjes së TVSH në import.

  • -Prodhuesit vendas të cilët importojnë lëndë të para plastike në forma primare për t’i shndërruar në produkte të gatshme, në momentin e zhdoganimit (çlirimit për qarkullim të lirë) të lëndëve të para do të paguajnë TAMnë masën 25 lekë/kg, e cila llogaritet mbi peshën neto të produktit.
  • -Prodhuesit vendas të cilët furnizohen brenda venditme lëndë të para plastike në forma primare nga importues të tjerë, impaktohen indirekt nga taksa, pasi furnitorët do të reflektojnë efektin e TAM prej 25 lekë/kg në çmimin e shitjes së lëndëve të para.

Importuesit e materialeve/artikujve plastikë si tubat dhe rakorderitë plastike, profilet PVC, shiritët dhe filmat plastikë, fletët e plastmasës, artikujt plastikë shtëpiakë dhe të zyrës, aksesorët për instalime elektrike etj. që klasifikohen në Kapitullin 39 të NKM, do të jenë subjekt i TAM në masën 35 lekë/kg të peshës neto të produktit.

  • -Eksportuesit janë kategoria e cila impaktohet më negativisht se kategoritë e tjera. Rrjedhimisht, cenohen konkurrueshmëria ndërkombëtare dhe oportunitetet e eksportit të produkteve shqiptare.