Shqiptarët aplikues dhe fitues të lotarisë, ja përgjigjet zyrtare të konsullit

658
Kanë dalë përgjigjet e atyre që kanë fituar lotarinë amerikane. Bëhet fjalë për aplikuesit e tetorit të vitit të kaluar. Për të parë nëse jeni fitues, duhet të klikoni në këtë Link (http://albanian.tirana.usembassy.gov/mobile/dv.html). Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016, deri të paktën më 30 qershor 2017, në faqen e internetit E­DV dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. “Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj”.
Përgjigjet e fundit për aplikuesit shqiptarë nga Konsullata e SHBA
1. Laura Keta: Fatkeqësisht kam humbur kodin, a ka ndonjë mënyrë për të parë nëse jam fituese?
U.S. Embassy-Tirana: Provoje përsëri, sepse ka gjasa që serveri të ketë ngarkesë dhe duhet përdorur Internet Explorer 8.0 si browser, pasi e suporton më mirë linkun.
2. Linda Shakaj: Viza turistike 3-vjeçare duhet shkelur patjetër brenda 6 mujorit të parë?
U.S. Embassy-Tirana: Afati i vizës prej tre vitesh tregon afatin gjatë së cilit ju jeni të lejuar ligjërisht të udhëtoni drejt SHBA dhe viza nuk ju digjet për arsye të tilla. 
3. Eni Pullumbi: Kam aplikuar për lotarinë amerikane dhe sipas informacionit të përcjellë nga ju, nga sot mund të verifikohet statusi fitues apo jo?
U.S. Embassy-Tirana Z. Eni kontrolli i statusit tuaj mund të bëhet duke nisur nga 3 maj e në vazhdim duhet ruajtur kodi deri në Shtator 2017. Nëse ju nuk do të përzgjidheni do ju dalë një mesazh i tipit “Based on the information provided, the Entry HAS NOT BEEN SELECTED for further processing for the 2017 Electronic Diversity Visa program …”.
4. Gentjan Malaj: Në aplikimin e lotarisë kam lënë adresën në Itali, pasi jam student. Në rast se rezultojë fitues a duhet të vazhdoj hapat e mëtejshëm me ambasadën Shqiptare apo me ambasadën Italiane? 
U.S. Embassy-Tirana: Nëse do të rezultoni fitues dhe do t’iu vijë njoftimi për ambasadë, së bashku me datën e intervistës do ju caktohet edhe konsullata ku do të intervistoheni, që ka shumë gjasa të jetë në Tiranë.
5. Jessy B JM: Jam fejuar me një djalë që jeton në Boston. Jam e interesuar që të pajisem me vizë për të shkuar në SHBA?
U.S. Embassy-Tirana: Vizat e fejesës ose K1 vissas i lejojnë personave të fejuar me shtetas amerikanë të udhëtojnë drejt SHBA për t’u martuar aty brenda 90 ditëve. Shtetasi amerikan me të cilin jeni të fejuar do jetë edhe sponsori tuaj. Pas martesës do aplikoni tek DHS dhe USCIS. Për më tepër informacion shikoni këtë lidhje në anglisht https://travel.state.gov/…/immig…/family/fiance-k-1.html
6. Marsi Llakaj Pëllumbi: Mbas një përgjigje negative të marrë sot, a ka gjasa të jetë mbingarkesë? 
U.S. Embassy-Tirana: Nuk besoj se do ju ndryshojë përgjigja, na vjen keq.
7. Lola Varosi Heta: Të gjithë fituesit janë shpallur apo ka edhe fitues të tjerë që do të shpallen sepse këshillohet që kodi te ruhet deri me 30 shtator?
U.S. Embassy-Tirana: Kontrolli i statusit tuaj bëhet duke nisur që nga 3 maj 2016, ora 6 pasdite e në vazhdim. Sugjerohet të mos humbisni kodin deri në Shtator 2017. 
8. Juli Sulo: Kam lexuar në rrjetet sociale që mund të aplikosh për të shkuar në Alaskë? Çfarë procedurash ndiqen?
U.S. Embassy-Tirana: Alaska është pjesë e SHBA dhe për të ka të njëjtën politikë emigrimi dhe ligje që veprojnë si në çdo shtet tjetër të SHBA.
9. Denis Çunmulaj: Kam aplikuar për lotarinë dhe për të shikuar dhe më thotë që numri i konfirmimit është gabim?
U.S. Embassy-Tirana: Nese keni humbur Numrin e Konfirmimit, mund të klikoni “Forgot Confirmation Number” tek ky link:
https://www.dvlottery.state.gov/ESC/(S(myldj5hcwcahvpwirwgmua25))/Secure/StatusCheck.aspx Do ju hapet faqja e verifikimit te aplikuesit të lotarisë. 
10. Bledar Billi: Ç’kritere konkrete duhen për të hedhur lotarinë amerikane?
U.S. Embassy-Tirana: Aplikimet për lotarinë nisin sërish nga tetori. 
11. Pranvera Dita: A pranohet për lotarinë amerikane një foto profesionale, por me make up.
U.S. Embassy-Tirana: Nëse do të përzgjidheni, atëherë na njoftoni për gabimin me e-mail, pasi t’iu jetë caktuar dita e intervistës. 
12. Gerti Xhyra: Pasi plotësohet aplikimi për vizë, si dorëzohet në ambasadë?
U.S. Embassy-Tirana: Aplikimet e vizave amerikane janë online. Për më shumë informacion mbi aplikimet dhe llojet e vizave shikoni faqen tonë të internetit: http://tirana.usembassy.gov/visas.html
Sigal