Shqiptarë që duan “t’ia mbathin” nga Shqipëria, kanë gjetur si “shteg” pajisjen me shtetësi bullgare

601
Pasi përgatisim dokumentet, nxjerrim certifikatat e lindjes në zonën e Gorës apo të Gollobordës, na kërkohet detyrimisht firma e një personi, që pretendon se është drejtues i një shoqate. Është vërtetimi i tij, dokumenti që legalizon dhe zyrtarizon vërtetësinë e certifikatës dhe jo vula shtetërore shqiptare e zyrës së Gjendjes Civile dhe ndodh, që për një vulë, ky lloj kryetari shoqate, na kërkon as më shumë e as më pak, por plotë 150 euro “taksë”. Tashmë ky kryetar-tregtar i ndyrë vërtetimesh është bërë i njohur në Tiranë 
Ajo që shqetëson është fakti, se rrjeti mafioz që bënë këtë “biznes” ka arritur deri atje, sa të rriten dyshimet se në këtë rrjet mafioz, duhet të jenë përfshirë edhe punonjës të shtetit Bullgar. Prej kohësh, kanë ekzistuar “tregtarë ndërlidhës” me ambasadën bullgare në Shqipëri, apo persona që lëshonin letra lidhjeje për Ministrinë e brendshme bullgare, persona tashmë të njohur në Shqipëri ëe të kthyer përmes këtij biznesi fitimprurës në biznesmenë, madje ndonjë prej tyre edhe është zhdukur në drejtim të paditur për shkak të matrapazllëqeve të bëra 
Fluksi i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, për shkaqe që tashmë dihen, po vazhdon nga malet, detet, ajri ligjërisht e ilegalisht, me dhe me dokumente. Mijëra shqiptarë individualisht, në grupe e familjarisht, madje edhe si lagje e fshatra nga zonat skajore të vendit, veçanërisht atje ku varfëria është ekstreme, po braktisin përditë Shqipërinë duke shkuar drejt vendeve të BE e të botës, në kërkim të punës dhe jetës normale. Në këtë “eksod popullor” ka edhe qindra e mijëra shqiptarë që janë bërë e po vazhdojnë të bëhen “viktima” të mashtrimit të organizuar, realizuar prej individëve, grupeve e agjencive të sekserëve, të cilët përdorin lloj-lloj marifetesh për të “eksportuar” jashtë në vendet perëndimore shqiptarë që duan të largohen, duke përfituar miliona pagesa ilegale në mënyrë të paligjshme. Po çfarë ndodh realisht? qindra shqiptarë që zgjedhin “ilegalitetin” dhe paligjshmërinë, apo skemat e mashtruese për të ikur nga Shqipëria, tregojnë se është “’shpikur” dhe po zbatohet një skemë mashtrimi me “dhënie shtetësie” të tyre për një nga vendet e BE, skemë që realizohet me letra zyrtare, por që së fundi është zbuluar e bllokuar.
Vargani i shqiptarëve të joshur nga sekserët e rrugës e të shtetit, për shtetësi Bullgare vazhdon
Vargani i shqiptarëve të mashtruar nuk ka të sosur edhe në rastet, kur për arsye ekonomike ata kërkojnë ndryshimin e nënshtetësisë, duke synuar marrjen e një nënshtetësie të një vendi të BE. Një gjë e dimë tashmë: Të gjithë duam të largohemi, pavarësisht mënyrave që zgjedhim dhe si, sa e me çfarë kostoje financiare, fizike, shpirtërore, sociale, ekonomike, ligjore e psikologjike mashtrohemi nga ata që kanë një pushtet, një firmë e vulë zyrtare në dorë, të cilën e përdorin edhe për marifetin (krimin), të cilin sot po e bëjmë publik në gazetën Telegraf”. E keqja është, se edhe të huajt kanë nisur ta zbulojnë e përvetësojnë “artin” e mashtrimit të shqiptarëve. Sepse e dinë që shqiptarët, të lodhur nga klasa idiote politike që po i sundon barbarisht prej 25 vitesh, pranojnë edhe të mashtrohen, vetëm të largohen nga vendi i tyre që nuk u ofron asnjë shans as për brezin e fëmijëve të tyre që sot janë 1-5 vjeç. Sepse vetë shqiptarët, thonë: “Të flasësh sot për ndryshim, shpresë e moral në Shqipëri, ky është turpi më i madh”. Të gjithë kërkojnë një mënyrë për t’u larguar, duke kërkuar azilin nëpërmjet ndërrimit të shtetësinë, troç për të lënë shtetësinë shqiptare e për t’u bërë shtetas rumun, italian, hungarez, francez, grek, austriak, çek, kroat e çfarëdo mundësie qoftë, që ka lidhje me shtetësinë për vendet e BE, vetëm e vetëm të ikin sa më parë nga Shqipëria. Kjo po ndodh me shqiptarët që kërkojnë të marrin shtetësi bullgare, shtetësi që së fundi po përdoret si “shteg” për të shpëtuar nga shtetësia shqiptare e për t’u bërë shtetas i vendeve të BE, apo të vendeve të tjerë në botë. Është fakt, që së fundi shumë shqiptarë kanë nisur aventurën në kërkim të nënshtetësinë bullgare. Tashmë dihet, se janë me qindra e ndoshta me mijëra shqiptarë që kanë përfituar nënshtetësinë bullgare. Dhe nga dita, në ditë është rritur numri i shqiptarëve që aplikojnë për të përfituar nënshtetësinë bullgare. Përmes marrjes së kësaj shtetësie, shqiptarët arrijnë të mbërrijnë në ishullin britanik, apo në vendet skandinave, destinacioni i fundit, i synimit të vërtetë të kapjes së nënshtetësisë bullgare. Fluksi gjithnjë e më i madh i kërkesave për nënshtetësinë bullgare është edhe arsyeja e ngritjes së një rrjeti mafioz, i cili përmes pajisjes së shqiptarëve me nënshtetësi bullgare, u krijon të ardhura financiare, që janë në rritje.
Gollobordaasit dhe goranët, të privilegjuarit e “pazari” të pajisjes me shtetësi bullgare
Nënshtetësinë bullgare, përveç maqedonasve e përfitojnë gollobordasit dhe goranët e veri-lindjes së Shqipërisë. Deri këtu, nuk ka asgjë për t’u vënë në diskutim, pasi prej vitesh disa persona që kanë ngritur edhe shoqata bullgare në Shqipëri, janë kthyer në “biznesmenë” të këtij “tregu” mjaft fitimprurës për ta. Ajo që shqetëson është fakti, se rrjeti mafioz që bënë këtë “biznes” ka arritur deri atje, sa të rriten dyshimet se në këtë rrjet mafioz, duhet të jenë përfshirë edhe punonjës të shtetit Bullgar. Prej kohësh, kanë ekzistuar “tregtarë ndërlidhës” me ambasadën bullgare në Shqipëri, apo persona që lëshonin letra lidhjeje për Ministrinë e brendshme bullgare, persona tashmë të njohur në Shqipëri ëe të kthyer përmes këtij biznesi fitimprurës në biznesmenë. Bile ndonjë prej tyre tashmë është zhdukur në drejtim të paditur për shkak të matrapazllëqeve të bëra Ndër vite. Ndërsa ndonjë tjetër duke qëndruar në Bullgari me banim nga fillimi I viteve ’90 me të vetmen punë të kryer si batakçi për lëshim nënshtetësie. Monstra të tilla, të njohura nga komunitetet që mund ta përfitojnë shtetësinë bullgare kanë njohur urrejtjen e komuniteteve përkatëse. Ndoshta “pushtimi” nga korrupsioni i procesit të dhënies së nënshtetësisë ka bërë që pala bullgare ta bllokojë për ndonjë vit dhënien e nënshtetësisë këtyre komuniteteve. Tashmë përmes një ligji të ri procesi është zhbllokuar dhe ka rinisur menjëherë , bile me ritme më të mëdha. Çudia është se menjëherë është riorganizuar edhe mafia, e cila menjëherë ia ka gjetur “anën” të përfitojë për vete. Çudia është, se sërish vërehet një bashkëpunim i administratës shtetërore bullgare me mafien “homologe” që vepron në Shqipëri. Sepse edhe më parë, hallexhinjtë nga Golloborda apo Gora, kanë pohuar se dyshojnë që, më dokumentet e tyre kryhet një “biznes” nga persona të ndryshëm të institucioneve bullgare. Sipas tyre, nënshtetësinë bullgare e kanë përfituar edhe emigrantë shqiptarë, që ndodhen në Angli, apo gjetkë si vlonjatë, pukjanë, fierakë etj. këta banorë të Gollobordës e Gorës, shprehen: “Dyshojmë, se dokumentet tona, u shiten si gollobardas e goranë, emigrantëve jo goranë e jo gollobardas, duke u ndërruar vetëm fotografitë e kësisoj, u jepet nënshtetësia bullgare. Mbasi, siç thonë ata, ka një “cudi”: I kemi bërë dy herë dokumentat për shtetësi, siç i kërkojnë institucionet shtëtërore bullgare, kemi vendlindjen në Gollobordë, apo në Gorë dhe sërish na thonin të përsërisim dokumentat”!. Aq sa më parë, kanë ndodhur gjëra vërtetë të çuditshme. Ka ndodhur psh., që dy vëllezër kanë aplikuar për pasaportë bullgare. Paradoksalisht, njërit i është miratuar menjëherë shtetësia, ndërsa tjetrit i është refuzuar! Tashmë, të dy vëllezërit po aplikojnë për bashkim familjar edhe pse të dy, jetojnë ende në një fshat të Shqipërisë! 
Abuzimi/ Krerët e shoqatave, përdorin firmat si kryetar, logon dhe vulat e shoqatës si “mall tregu”
Tani situata është thuajse e njëjtë. Kështu thonë goranët dhe gollobordasit e Shqipërisë. Ja çfarë tregojnë ata… Pasi përgatisim dokumentet, nxjerrim certifikatat e lindjes në zonën e Gorës apo të Gollobordës, na kërkohet detyrimisht firma e një personi, që pretendon se është drejtues i një shoqate. Është vërtetimi i tij, dokumenti që legalizon dhe zyrtarizon vërtetësinë e certifikatës dhe jo vula shtetërore shqiptare e zyrës së Gjendjes Civile!???? Dhe ndodh, që për një vulë, ky lloj kryetari shoqate, na kërkon as më shumë e as më pak, por plotë 150 euro “taksë”. Tashmë ky kryetar-tregtar i ndyrë vërtetimesh është bërë i njohur në Tiranë. Thuajse të gjithë ia dinë emrin dhe adresën. Ka incialet e emrit H. P, me origjinë nga Strebleva. Pikërisht ky “H.P”-ja, lëshon firma e vula të panumërta në emër të një shoqate, me një kosto prej 150 eurosh. Ai gjendet në një banesë, afër rrugës “Ali Demi”, prapa një hoteli. Kësisoj, ky “kryetar-pazarxhi” është kthyer në një milioner, madje ka informacione se ëhstë duke bashkëvepruar edhe me ndonjë zyrtar bullgar. Paradoksi është, se pse pala bullgare nuk i beson vulës së shtetit shqiptar (vulës së Gjendjes Civile), por i beson një vërtetimi që lëshon batakçi abuzator e zhvatës i banorëve, këtij “H. P”-së nga Streblevasi. Është një paradoks, i pashpjegueshëm. Gjithsesi, rifillimi i lëshimit të nënshtetësisë bullgare menjëherë, duket se i është rikthyer katrahurës dhe “kthetarve” korrutpive të veprimtarisë mafioze, ashtu siç ishte deri një vit më parë. Po e çuditshme është heshtja e shtetit shqiptar dhe e strukturave të tij, madje edhe e shërbimeve lokale e qendrore të SHISH, nën “hundën” e të cilit monstra nga Strebleva, guxon e vazhdon edhe në mes të Tiranës, duke u zhvatur shqiptarëve 150 euro për vulë e firmë të shoqatës që ka hapur dhe e përdor si… “aktivitet biznesi”. Në këtë katrahurë ku është katandisur pseudoshteti shqiptar është e natyrshme, që gjithë shqiptarët të përpiqen të gjejnë një “shteg” që u mundëson të largohen e të shpëtojnë jetën e fëmijëve nga ky mjerim dhe nga kjo varfëri ekstreme që ka pushtuar këtë vend. Nga ky vend që drejtohet nga një pushtet i çuditshëm, nga një pushtet nepotik e klanor, që di vetëm të hesht edhe pse shikon se ç’po ndodh nga dita, në ditë. Kur po largohen mijëra shqiptarë, ndërsa mijëra nënshtetas të tjerë po braktisin e po ndërrojnë masivisht nënshtetësinë, duke përdorur edhe marifetin e firmave e vulave të disa shoqatave fantazma e seksere dhe pazaret mes zyrtarëve shqiptarë e atyre bullgarë, që arrijën deri në falsifikim letrash të atyre që aplikojnë për marrje shtetësie bullgare, duke dëmtuar e futur në kaos ata që e meritojnë realisht këtë shtetësi
Sigal