Shqipëria vendin e parë për të burgosurit, në Greqi shqiptarët të parët në mes 94 komuniteteve të tjera

687
Sigal

Shpëtim Zinxhiria

Dje edhe një burg tjetër i ri në Reç prej 790 vendesh iu shtua vendit nga qeveria Rama-2. Por…Mbyllim shkolla dhe njëkohësisht hapim burgje për popullin fukara dhe absolutisht për politikanin. Nuk është rastësi por ndoshta një strategji që vjen për shkak të injorancës. Shqiptarët për shkak të ligjeve alla-shqiptarçe “Made in Albania “ dënohen në vendin e tyre në një kohë kur mund të kishte një tjetër dënim ashtu siç veprohet në vendin fqinjë. Kjo ka ndikuar që vendi ynë të renditet në vendin e parë në Ballkan dhe në vendin e 10-të në Evropë. Konkretisht Shqipëria ka rreth 5.400 të burgosur, ka 1200 më shumë se Greqia, pasi në burgjet greke ndodhen 4.246 vendas, përjashto të huajt, të cilët janë 5.221. nga 9,467 të burgosur në total. Në krahasim me një dekadë më parë numri i të burgosurve shqiptarë në Greqi ka pësuar një rënie në 1600 nga 2900 që ishte më parë, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri, ku numri nga viti në vit fatkeqësisht tregon një rritje e theksuar.

Komuniteti me numrin më të madh të dënuarve

Komuniteti shqiptar renditet në vendin e parë në mes të burgosurve të 94 komuniteteve të tjera. Nga 1600 shqiptarë të dënuar në burgjet greke, 556 prej tyre janë dënuar për trafikim droge, 52 për trafikim të qenieve njerëzore, 8 për mbajtje armë pa leje, 74 për veprime të ndryshme, 488 për vjedhje, 5 për mashtrim, 50 për kërcënim me armë, 143 për vrasje, 556 për drogë. Pakistani 444, bullgarët 417, turqit 375, sirianët 298, gjeorgjianët 291 dhe rumunët 223 të burgosur.