Shqipëria uli me 1.5 mld lekë blerjet nga Gjermania! Përgjysmoi materialet e ndërtimit, rriti importin e makinerive e pajisjeve

477
Gjatë 8 mujorit të vitit 2017, rezulton se Shqipëria ka rritur me 2 miliard lekë eksportet drejt Gjermanisë dhe me 1.5 miliard lekë importet. Sa i përket importeve, rezulton se Shqipëria ka ulur thuajse në të gjitha grupmallrat sasinë e importit, me përjashtim te makinerive e pjesëve të këmbimit ku ka një rritje prej 2.3 miliard lekësh.
Po ashtu, shënohet një rritje e vogël e importeve të lëkurëve e artikujve të lëkurës ashtu sikurse edhe në grupmallrat “të tjera” ku rritja rezulton me 182 milion lekë.
Në të gjithë grupmallrat e tjerë, rezulton se Shqipëria ka shënuar rënie. Rënia më e ndjeshme është te materialet e ndërtimit ku rezulton se ka thuajse një përgjysmim të importit me 4.7 miliard lekë më pak sesa në 8 mujorin e vitit të kaluar.
SHKËMBIMET ME GJERMANINË
Eksporte
Janar-gusht 2016=5.2 mld lekë /Janar gusht 2017=7.2 mld lekë
Diferenca=Rritje me 2 mld lekë
Importe
Janar-gusht 2016=34.9 mld lekë /Janar gusht 2017=33.4 mld lekë
Diferenca=Rënie me 1.5 mld lekë
Çfarë importuam nga Gjermania?
Ushqim, pije duhan
Janar-gusht 2016= 2.9 mld lekë/Janar gusht 2017=2.7 mld lekë
Diferenca= Rënie me rreth 200 milion lekë
Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike
Janar-gusht 2016= 337 mln lekë/Janar gusht 2017=407 mln lekë
Diferenca= Rënie me 70 mln lekë
Produkte kimike dhe plastike
Janar-gusht 2016= 4.2 mld lekë/Janar gusht 2017=5.1 mld lekë
Diferenca= Rritje me 900 mln lekë
Lëkurë dhe artikuj prej lëkure
Janar-gusht 2016= 3 mln lekë /Janar gusht 2017=7 mln lekë
Diferenca= Rritje me 4 mln lekë
Prodhime druri dhe letre
Janar-gusht 2016= 574 mln lekë /Janar gusht 2017=539 mln lekë
Diferenca= Rënie me 35 mln lekë
Tekstile dhe këpucë
Janar-gusht 2016= 1 mld e 693 mln lekë /Janar gusht 2017=1 mld e 654 mld lekë
Diferenca= Rënie me 39 mln lekë
Materiale ndërtimi dhe metale
Janar-gusht 2016= 9.5 mld lekë/Janar gusht 2017=4.8 mld lekë
Diferenca= Rënie me 4.7 mld lekë
Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi
Janar-gusht 2016= 14.5 mld lekë /Janar gusht 2017=16.8 mld lekë
Diferenca= Rritje me 2.3 mld lekë
Të tjera
Janar-gusht 2016= 1 mld e 27 milion lekë /Janar gusht 2017=1 mld e 209 mln lekë
Diferenca= Rritje me 182 mln lekë
Sigal