Shqipëria pjesëmarrëse në aktivitetin e FAO-s për transformimin dixhital në bujqësi në Evropën Qendrore dhe Juglindore

749
‘E-bujqësia’ synon që bujqësia dhe prodhimi i ushqimit të jenë më efektive, të sigurta, ekologjikisht të shëndetshme – dhe fitimprurëse për fermerët
Nëntor 2017, Novi Sad, Serbi – Celularë, satelitë, radio, telekomandë, lidhje interneti, Big Data – një listë e gjatë e mjeteve që kanë revolucionarizuar jetën tonë në shumë mënyra. Ata mund të kenë të njëjtin efekt në bujqësi dhe prodhimin e ushqimit.
Kjo është logjika e forumit rajonal të e-bujqësisë organizuar nga FAO që fokusohet tek vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, ku përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në ushqim dhe bujqësi nuk është aq i përhapur sa duhet të jetë.
Përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, is- Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovës* diskutuan se si të ecin përpara me zbatimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në bujqësi. Për tri ditë, ata do të mësojnë nga FAO, organizata të tjera ndërkombëtare, vende me më shumë përvojë dhe përfaqësues të sektorit privat.
Sipas përkufizimit, e-bujqësia përfshin hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e mënyrave të reja për përdorimin e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit – duke përfshirë teknologjitë digjitale – në fushën rurale. Fokusi kryesor është në bujqësi, duke përfshirë peshkimin, pylltarinë dhe bagëtinë.
“Qëllimi është të rritet bujqësia dhe zhvillimi rural nëpërmjet përmirësimit të qasjes në informata”, tha Nevena Alexandrova-Stefanova, oficere për sistemet e inovacionit bujqësor të FAO dhe shkëmbimin e njohurive. “Kjo mund të ndihmojë njerëzit jetesa e të cilëve varet nga bujqësia, që të marrin vendimet më të mira të mundshme dhe të përdorin burimet e disponueshme në mënyrën më produktive dhe të qëndrueshme”.
Prodhimi bujqësor mund të bëhet më i saktë, ekologjikisht miqësor dhe i shpejtë nëse teknologjitë digjitale depërtojnë në këtë sektor ekonomik. Kjo mund të nënkuptojë më pak informacione dhe kostot e transaksionit, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe lehtësimin e lidhjeve midis fermerëve, prodhuesve dhe konsumatorëve.
“Fermerët mund të përdorin mirë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në planifikimin, prodhimin dhe tregtimin e prodhimeve të tyre”, tha Aleksandrova-Stefanova. “Sidoqoftë, përfitimet e teknologjisë nuk janë automatike. Duhen vendosur politika, infrastrukturë dhe rregullore të përshtatshme, aftësi të reja dhe institucione të përgjegjshme për të siguruar që të gjithë përfitojnë në mënyrë të barabartë dhe askush nuk ka mbetur prapa “.
Ekzistojnë edhe shqetësime të tjera, të lidhura me të dhënat: qasja ndaj tyre, siguria, dhe çështja se kush zotëron të dhënat e gjeneruara nga makineritë në fermë.
Për të kthyer idetë e e-bujqësisë në realitet, këto çështje duhet të adresohen. FAO inkurajon vendet të zhvillojnë strategjitë e e-bujqësisë, duke përfshirë një udhërrëfyes për zbatimin, dhe mbështet procesin me një udhëzues. Kjo është pilotuar në rajonin e Azisë dhe Paqësorit, dhe në Shqipëri, ku një sistem me një dritare ose “një ndalesë” u zhvillua në kuadrin e një projekti të FAO. Shembulli i Shqipërisë do të ndahet me pjesëmarrësit e Forumit.
“Ne kemi filluar një thirrje për praktika të mira dhe premtuese në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit për bujqësinë”, tha zyrtarja e FAO për menaxhimin e informacionit dhe njohurive Sophie Treinen. “FAO dëshiron të marrë në konsideratë përvojat që mund të miratohen dhe përshtaten. Është e rëndësishme që vendet të kalojnë nga projektet pilot në një vizion më të gjerë në shkallë më të gjerë. “
* Referencat ndaj Kosovës do të kuptohen në kontekst të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 (1999).
Sigal