Shqipëria nuk gjen qetësi/ Sërish lëkundje tërmeti, ja ku ishte epiqendra

485
Sigal

Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmetet. Rreth orës katër të mëngjesit, lëkundje të tjera janë ndjerë kryesisht në jug të vendit.

Bëhet me dije se tërmeti ka qenë i shkalles 3.2 i shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Konispol, por lëkundjet janë ndjerë dhe në Gjirokastër, Përmet.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për dëme materiale, apo njerëz të lënduar.

Që prej shtatorit vendi ynë ka përjetuar me qindra tërmete, megjithatë veç tërmetit të 21 shtatorit, lëkundjet e tjera kanë qenë të vogla, duke shkaktuar vetëm panik tek njerëzit.