Shqipëria nuk është Kirgistan, që mund të shitet dhe blihet, zotërinj të Sorosit!

1000
George Soros akuzohet për financim të emigracionit të paligjshëm në Hungari. “Hungary Today” publikon një lajm, që zbardh një skandal të fondacionit Soros, duke shfrytëzuar edhe fatkeqësinë e refugjatëve sirianë në Europë. Sipas “Hungary Today”, Financieri hungariano-amerikan George Soros është akuzuar për financim të emigracionit të paligjshëm përmes mbështetjes së një numri të OJQ-ve hungareze dhe ndërkombëtare. Ky është një denoncim i ditëve të fundit, që publikohet nga “Hungary Today”, për rolin “demokratik” që luajnë fondacionet e Soros, në vendet ish-komuniste të Europës, që nga rënia e regjimit komunist dhe deri më sot, në përpjekjet e tyre për të ndërtuar demokracinë. Është fakt që Fondacioni Soros, duke përfituar nga marketingu politik, se vjen nga SHBA, nga vendi i demokracisë, fillimisht, u tregua njerëzor, duke afruar bamirësinë, si karamele sheqerosëse, për t’u pranuar, si një forcë udhërrëfyese në rrugën e panjohur të demokracisë, që do të ndiqnin vendet ish- komuniste. Kohët e fundit Fondacioni Soros krijoi trazira, tensionime politike, acarime dhe përplasje sociale dhe shoqërore edhe në Kirgistan, dhe në një sërë vendesh të tjera të Ish Bashkimit Sovjetik, etj. 
Shqipëria, fatkeqësisht, nuk është…Kazakistan
Pardje, në të gjitha mediat shqiptare u botua një shkrim i gazetarit Fron Nazni, marrë me porosi nga një portal amerikan. Ajo që të bën përshtypje është se për botimin e këtij reportazhi, u vu në lëvizje gjithë mekanizmi mediatik, financiar i fondacionit të Soros në Shqipëri, duke marrë flakë edhe telefonat, edhe mesazhet, që jepnin porosi, për ta lexuar dhe shpërndarë atë gjithandej. Kaq e etshme ishte domosdoshmëria e jehonës mediatike të botimit të këtij reportazhi, saqë përflitet se u dhanë edhe honorare të majme nëpër redaksira, për ta botuar gjithandej. Ky reportazh, që përflitet se ishte një porosi e shpërblyer e njerëzve të pushtetshëm politikisht dhe ekonomikisht të Sorosit në Shqipëri, të cilët përdorën njeriun mediatik të Sorosit, Fron Nazni, të dërgonte reportazhin e tij nga Shqipëria në sajtin amerikan, me qëllim që të dukej, sikur reportazhi erdhi nga SHBA për Shqipërinë donte t’i bënte jehonë një realiteti të trilluar, që në Shqipëri tashmë e ka ndryshuar politika amerikane. Gazetari Sorosian kritikon edhe ambasadorët e mëparshëm amerikanë në Shqipëri, të cilët, sipas reportazhit Sorosian, “Për fat të keq, amerikanët dhe europianët ishin më të interesuar që të ndalonin përhapjen e konflikteve jugosllave, sesa të mbështesin qeverisjen e mirë në Shqipëri. Si pasojë, ata mbyllën një sy, kur Partia Demokratike e Sali Berishës erdhi sërish në pushtet dhe mori kontrollin mbi gjyqësorin (mbi të cilin ka akoma ndikim) dhe median e pavarur, pushoi nga puna profesorët, bazuar mbi besnikërinë e tyre politike dhe përdorte mundësitë për një foto me liderët perëndimorë, si provë e mbështetjes së Perëndimit ndaj tyre”, shkruan Nahzi. Autori i Reportazhit, duke përcjellë politikat e Sorosit bën edhe pyetjen: Por si u bë Shqipëria një kleptokraci? Disa të huaj fajësojnë dështimin e shoqërisë civile dhe medias për të mbajtur zyrtarët të përgjegjshëm. Shqiptarët fajësojnë liderët amerikanë dhe europianë se kanë mbështetur zyrtarët e korruptuar. Autori i reportazhit, duke aluduar me fajtorët imagjinarë dhe triumfuesit e fantazisë. Përpiqet që të përcjellë te shqiptarët edhe ndasitë krahinore, të përçajë edhe më shumë kahet politike, duke paracaktuar fajtorë dhe fitues. Autori Nahzi përpiqet që të bëjë ato që bënë Sorosianët në Kurgistan e kudo, trazira dhe tensione politike, acarime klasore, me idenë koloniale: “Përça dhe sundo”. Nahzi shkruan se Rama është një kryeministër i gatshëm të bashkëpunojë kundër korrupsionit, ndryshe nga Berisha”. Dhe sipas autorit të reportazhit, “Ndryshe nga dy paraardhësit e tij, që kishin detyrën e pamundur që të punonin me një kryeministër kokëfortë si Sali Berisha, Lu ka gjetur një partner të gatshëm tek kryeministri Edi Rama”. Autori i reportazhit të porositur Sorosian Fron Nahzi, qëllimisht deformon edhe deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili ka bërë ditët e fundit për luftën kundër korrupsionit e krimit në Shqipëri. Ambasadori amerikan Donald Lu, ka denoncuar ministrat e korruptuar dhe deputetët kriminelë, që pengojnë reformën në drejtësi, kur kohë më parë, para zgjedhjeve të 21 qershorit 2015, u bëri thirrje shqiptarëve që të mos votojnë kandidatët e inkriminuar, të futur në lista nga partitë politike, pasi ky fakt përbën poshtërim për shqiptarët. Mirëpo, katrahura politike e deritanishme e Shqipërisë është viktimë e virusit Sorosian dhe fatkeqësia është se Shqipëria nuk është…Kirgistan, që të ndjekë të keqen Sorosiane nga vetvetja, për t’u kuruar. 
Soros ka uzurpuar politikën dhe pushtetin
Nuk është rastësi, që sot, në qeverisjen e “Rilindjes”të gjithë kuadrot dhe të zellshmit e Fondacionit Soros, që kanë kontribuar më para, në të gjitha institucionet që ngriti Soros në Shqipëri, si MJAFT, G-99, fillimisht si shoqata të shoqërisë civile e më vonë u kthyen në parti apo edhe në struktura të tjera shoqërore-ekonomike, sot janë drejtorë, janë deputetë, janë ministra, në çdo institucion shtetëror. Mirëpo, Soros në strategjinë e tij në Shqipëri nuk tregoi aspak preferencë ideologjike dhe politike, por synoi që emisarët e tij, t’i shpërndante në të dy kahet politike. Sot drejtorë dhe ministra në Shqipëri në shumë sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare, janë ish-emisarët e Soros, ata që drejtuan edhe strukturat, mekanizmat e fondacioneve shoqërore dhe ekonomike të Soros. Nuk është rastësi që emisarët e Soros në Shqipëri, sot janë drejtorë në ata sektorë, si në shëndetësi, në transport, në drejtoritë e rrugëve, në naftë, ku janë edhe tenderat e koncesionet dhjetëra e qindra milionë euro dhe se “rastësisht” këto koncesione, po i marrin kompanitë, në të cilat Soros ka edhe përqindjet e tij të aksioneve. Sot është fakt, që edhe shumë drejtues të PD kanë qenë të punësuar, emisarë të Fondacionit Soros, janë dërguar për t’u shkolluar, për t’u diplomuar në universitete të Europës dhe Amerikës me bursa “bamirësie” nga Soros, dhe që paskëtaj, u kthyen në Shqipëri, për t’u emëruar në poste më të larta drejtuese të partive. Kryetari i PD, Lulzim Basha është një nga emisarët e Soros, i cili në “rininë “ e tij studentore, ka qenë një nëpunës i strukturave të Soros. Më 6 dhjetor 2014, Soros vjen vetë në Tiranë dhe takon zyrtarisht kryetarin e PD Lulzim Basha, dhe e urdhëron që të anulojë edhe protestën e paralajmëruar të Opozitës për në 8 dhjetor 2014, me rastin e 24-vjetorit të Lëvizjes Studentore. Soros donte që të mos i grisej imazhi i kryeministrit, të përkëdhelurit të tij. Jo më kot, Lulzim Basha, me mekanizmat “demokratike” të zgjedhjeve në PD, është munduar që të luftojë gardën e vjetër të PD, të besuarit e liderit shpirtëror të PD, Sali Berisha, për të emëruar në strukturat e PD emrat që i diktoi Soros. Jo rastësisht, ishte edhe “harresa” nga emisarët e Soros në PD, që të mos ftonin në 8 dhjetor 2015 edhe Halim Kosovën, për të demonstruar, që tashmë PD është më shumë një parti Sorosiane, sesa një parti demokratike e shqiptarëve. 
Nuri Dauti
Sigal