Shqipëria nominohet për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të natyrës

538
Shqipëria është nominuar për vitin 2017 si një ndër vendet për t’u përfshirë në trashëgimin botërore të natyrës.
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës lajmëron se procesi i vlerësimit përfshin misionet në terren si dhe konsultimet në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal.
Shqipëria në këtë përzgjedhje gjendet mes vendeve si Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Italia, Rumania, Spanja dhe Ukraina.
Rekomandimet e IUCN do të jepen katër deri në gjashtë javë përpara takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili zhvillohet nga 2 deri më 12 korrik në Krakov të Polonisë.
Emërimet propozohen me mbishkrimin në Listën e Trashëgimisë Botërore nga shtetet palë që kanë ratifikuar Konventën e Trashëgimisë Botërore të vitit 1972, një instrument unik i ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Si organ këshillëdhënës për natyrën sipas Konventës, IUCN është përgjegjëse për vlerësimin e të gjitha nominimeve që përmbajnë kritere natyrore
Sigal