Shqipëria ngre “traun” për 5 mijë refugjatët e parë

541
Dihet, që shteti shqiptar nuk ka këllqe të përballoj një krizë masive refugjatësh të tejlodhur, të traumatizuar, të terrorizuar e të egërsuar që vijnë nga vendet e luftës. Por dihet edhe që nuk “gjuhë” e këllqe të kundërshtoj BE dhe “fuqi” të tjera jashtë BE. Këtë e tregoi qartazi, vendimi që më në fund u pranua, se shteti shqiptar do të hap kufijtë e tij shtetëror për të lejuar futjen e refugjatëve sirianë, irakianë e të çdo lloji që janë përzierë në atë “ushtri pa komandë” që “desanton” përditë e më pasivisht në territorin e grek dhe që pas 1 e 2 ditësh, ndoshta edhe sot në mesnatë, siç thuhet do të lejohen të futen në territorin shqiptar. Sipas të dhënave, mendohet se janë orët e fundit të mbajtjes mbyllur të kufirit shqiptar, mbasi BE e ka detyruar shtetin shqiptar të “ul hundën” e të pranoj refugjatët, të cilët duhet po vijnë nga Greqia së bashku me ministrin Bushati.
Shteti e pranoi: Në Shqipëri do futen refugjatë
Këtë fakt e ka pranuar dhe e ka deklaruar publikisht dje, kreu i Shërbimit të Kufirit Shqiptar, duke bërë të ditur edhe zonat e pikat hyrëse, qendrat e dislokimit, mënyrat e trajtimit dhe “kampet” e strehimit të tyre. Sipas zyrtarëve të shtetit shqiptar, thuhet se fillimisht kufiri do të hapet për pranimin e vetëm 300 refugjatëve, por sipas burimeve të gazetës “Telegraf” nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit dhe nga Drejtoria e Emergjencave Civile, thuhet se kufiri do hapet “kanat më kanat”, madje duke u lënë i lirë vetëm për hyrje refugjatësh, të cilët thuhet se do të regjistrohen. Por ndërkohë, thuhet se janë marrë masa që të bëhet hyrje e refugjatëve vetëm nga pikat e kalimit të kufirit e jo nga kufiri i gjelbër, apo nga kufiri detar, duke deklaruar se nuk do të lejohen hyrje nga “vrima” të tjetra. As shteti shqiptar nuk e di se sa do të jetë realisht numri i refugjatëve që do të futen në Shqipëri, por dihet që territori juglindor buzë kufirit e në thellësi të tokës shqiptare, do të mbushet me refugjatë. Qeveria, me deklarimin se do të futen vetëm 300 refugjatë mendon se do të pakësoj panikun që ka kapur shqiptarët prej frikës së emigrantëve të cilët kanë treguar se janë prej stresit dhe keqtrajtimit janë gati të krijojnë probleme, qoftë edhe duke kaluar transit. Ajo që është fakt është kjo: pas shumë lojërave gjoja kundërshtive “diplomatike” që dihej se ishin skena për të përfituar ndonjë “dorë” miliona euro nga BE, Shqipëria u “thye” dhe pranoi futjen kalimin e madje trajtimin e refugjatëve sirianë, irakianë e të çdo kombësie, apo shtetësie që i janë bashkuar këtyre trumave me njerëz në hall e ne shpresën për të shkuar në tokën e ëndërruar, me të cilëve pa dyshim që ka edhe elementë të botës së krimit, të cilët tentojnë të kalojnë nga një shtet në tjetrin nën “lëkurën” e refugjatit! 
Shqipëria ngre “traun”, çadrat dhe kazanët e supës për refugjatët
Ndërsa prej shtetit shqiptar janë futur në veprim gjithë institucionet e përballimit dhe menaxhimit të këtyre situatave të vështira dhe janë caktuar qendrat ku refugjatët do të strehohen, pritet vetëm sinjali për të hapur kufirin. Tashëm nuk ka më asnjë mëdyshje për këtë realitet. Më në fund edhe Shqipëria ngre “traun”, çadrat dhe kazanët e supës për refugjatët. Sipas deklarimit zyrtar, ata do ët futen nga pikat e kalimit kufitar tokësor të Kakavijës e Kapshticës, për t’i akomoduar buzë e pranë kufirit, por edhe ën zona e qendra banimi në brendësi të tokës shqiptare. Në Gjirokastër, ata do të vendosen në ish-repartin ushtarak tokësor në “Arshilengo”, ku janë bërë gati kapanonët, magazinat, garazhet dhe sheshet për të ngritur fushimin me çadra. E po kështu edhe në qarkun e Korçës, ku janë bërë gati për strehim mjedise të ish-ndërmarrjeve shtetërore dhe reparte ushtarake, të cilët do të jenë ‘rezidenca” kolektive të refugjatëve. Siç thuhet në këto qendra do të strehohen 300 refugjatë, por kjo është vetëm një shifër e cila nuk është e vërtetët, mbasi shteti shqiptar ka marrë masa për strehimin e afro 5 mijë refugjatëve të parë, duke u financiar nga BE, nëpërmjet mbështetjes me trajtime ushqimore e shëndetësore nga UNHCR, që siç dihet prej 3 javësh ka bërë gati shërbimin e saj për të pritur refugjatët “nga ora, në orë! Siç është bërë “pazari” me BE, trajtimi i refugjatëve do të bëhet duke i ndarë ata në 4 kategori. 
Kategoria e parë, do të jenë refugjatët që do të kalojnë transit nëpër Shqipëri brenda 48 orëve. 
Kategoria e dytë, do të jenë refugjatët, që do të qëndrojnë në Shqipëri mbi 1 muaj. 
Kategoria e tretë, do të jenë refugjatët që do të qëndrojnë në Shqipëri mbi 2 muaj.
Kategoria e katërt, do të jenë refugjatët që do të kërkojnë azil e do të pranohen si azilantë në Shqipëri
Të gjithë këta do të kenë gati kushtet minimale për strehim e ushqim, duke i dhënë prioritet fëmijëve, grave shtatzëna, invalidëve, të moshuarve e të sëmurëve, apo të dëmtuarave fizikisht gjatë emigrimit. Për të përballuar këtë situatë të mohuar e gjoja të refuzuar prej afro 5 muajsh e sidomos muajin e fundit, Shqipëria është dorëzuar dhe ka ngritur më së fundi trarët e kufirit, çadrat dhe kazanët e supës për refugjatët. 
Në kufirin verior të Shqipërisë është instaluar prej 1 muaji pararoja e refugjatëve
Edhe pse shteti shqiptar, betohej e përbetohej se nuk do të hapte kufijtë për refugjatët e Sirisë, të Irakut e të çdo lloji shteti, apo kombësie që po marshojnë drejt vendeve të BE nëpërmjet Turqisë, Maqedonisë, Greqisë e së fundi edhe nëpërmjet Shqipërisë, në fakt që prej 1 muaji ka nisur zbatimin e urdhrave të BE e SHBA për të hapur kufijtë, duke marrë masa konkrete. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf” nga prefektura dhe policia e Shkodrës, mësohet në kufirin verior shqiptar me Malin e Zi, shteti shqiptar ka çuar një ekip prej 30 sirianësh e irakianësh, të cilët po njihen me terreni, me synim që të menaxhojnë kalimin e refugjatëve në kufi, duke shërbyer edhe si përkthyes të tyre. Ata janë vendosur në periferi të Shkodrës, gjoja si “turistë e eksplorues” të natyrës dhe traditës zakonore shqiptare të trevës së Veriut, pro në fakt ata janë “pararoja” për të orientuar e mbajtur në qetësi rrugëtimin e refugjatëve drejt vendeve të BE. Ky operacion nuk do të kontrollohet nga pushteti lokal, por nga qeveria qendrore, duke krijuar një komision shtetëror-qeveritarë nën drejtimin e Zv/Kryeministrit Niko Peleshi dhe me përbërje të ministrave të linjës si policia, shëndetësia, mjedisi, çështjet sociale, ushtria, ushqimi, transporti etj. 
Formular vetë-deklarimi për çdo refugjat, se në cilin shtet dëshirojnë azil
Duket qartazi, që masat për pritjen e refugjatëve janë marrë prej kohësh nga shteti shqiptar, mbasi u deklarua se janë gati edhe procedurale te verifikimit, regjistrimit dhe vetë-deklarimit të destinacionit emigrues, që ata kërkojnë në vendet e BE. Sipas burimeve zyrtare, pas regjistrimit dhe një kontrolli formal shëndetësor e fizik, refugjatët do të pajisen me një formularë “Tip” në 3 gjuhë, konkretisht në gjuhët Shqip, Anglisht e Arabisht, ku do të plotësojnë të dhënat personale dhe do të vetë-deklarojnë, se në cilin shtet dëshirojnë të marrin azil. Këto formularë, sipas marrëveshjes me vendet e BE që kanë nën “komandë” këtë krizë, do të depozitohen në një zyrë “Komisioneri refugjatësh” që BE e ka hapur tashmë në Shqipëri, ku do të skedohen kërkesat ë bëra për azil për çdo shtet, sipas vetë-deklarimit. 
Sigal